SPORT
Hansen lojtari më i vlefshëm i Botërorit

Ikona e hendbollit, Mikkel Hansen është shpallur lojtari më i vlefshëm i Botërorit që të dielën përfundoi në Egjipt.
Në finalen e Botërorit të 27-të, Hansen e udhëhoqi Danimarkën drejt fitores 26:24 ndaj Suedisë. Ka kohë që Hansen është prej lojtarëve më të mirë në botë dhe këtë e dëshmoi edhe në skenën e madhe. Pos tij në finale është dalluar edhe Niklas Landin me 15 pritje.
Shtatëshen më të mirë të Botërorit pos Hansenit e përbëjnë edhe portieri Andreas Palicka (Suedi), aloja e djathtë Ferran Sole Sala (Spanjë), beku i djathtë Mathias Gidsel (Danimarkë), qendra Jim Gottfridsson (Suedi), aloja e majtë Hampus Wanne (Suedi) dhe pivoti Ludovic Fabregas (Francë).