Lidhu me ne

MAQEDONI

Alma-M – Kompania TOP 2 e ngjarjes TOP 100

»

: Botuar më

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, vitin e kaluar festoi 15-vjetorin e ekzistencës së saj. Edhe gjatë vitit të kaluar, ajo vazhdoi rrugëtimin e saj drejt rritjes, zgjërimit të anëtarësisë dhe ngritjes të vazhdueshme profesionale.

Krahas kremtimit të 15-vjetorit të ekzistencës së saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, për herë të 10-të me radhë mbajti ngjarjen tradicionale, më të madhe dhe më prestigjioze në vend, TOP 100. Qëllimi i ngjarjes është të shpërblehen kompanitë më të fuqishme dhe më të suksesshme, të cilat kanë treguar sukses të veçantë në punën e tyre dhe janë ngritur mbi konkurrencën.

Në edicionin e 10-të jubilar të ngjarjes TOP 100 vitin e kaluar, u ndanë çmime në disa kategori, ndërsa kompanitë u renditën sipas disa faktorëve kryesorë. Në çdo kategori zbatohet sistemi i pikëve, ndërsa përzgjedhja e kompanive më të suksesshme bëhet sipas 5 treguesve, edhe atë qarkullimi vjetor, fitimi neto, numri i të punësuarve, investimet dhe ROE (kthimi në kapital). Në mesin e TOP 5 çmimeve që u ndanë nga Oda, çmimi i dytë i takoi kompanisë Alma-M.

Alma-M është kompani e themeluar në vitin 1991 në Shkup, me aktivitet kryesor – importin dhe eksportin e mallrave për konsum të gjerë. Kompania private, e cila është në pronësi të një personi, që nga themelimi e deri më sot, udhëhiqet nga vizioni për t’u bërë kompania më e madhe dhe më e suksesshme në Maqedoni për shpërndarje, shitje dhe logjistikë të produkteve për konsum të gjerë. E gjithë veprimtaria e kompanisë është e orientuar nga klienti, duke u kujdesur vazhdimisht që të ofrojë produkte cilësore dhe të sigurta.
Me prani në treg për më shumë se 29 vjet, Alma-M është shembull i një kompanie që ndikon në transformimin e mjedisit të biznesit, në mënyrë që të rritet cilësia në një nivel më të lartë. Duke arritur qëllimin për t’u bërë dhe mbetur një biznes i njohur në treg, Alma-M vazhdon të bëjë hapat e duhur dhe të ecë në rrugën e duhur drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara.

Alma-M ka infrastrukturë të shkëlqyeshme për punë logjistike me cilësi të lartë dhe ekonomike, me hapësirë magazine prej 8.900 m2 dhe më shumë se 8000 produkte. Çdo vit kompania kryen më shumë se 320,000 dërgesa dhe shërben mbi 25,000 blerës. Marrëdhëniet me punonjësit dhe kushtet e punës në Alma-M kanë për qëllim motivimin e vazhdueshëm të çdo punonjësi për të dhënë më të mirën nga vetja, ndërsa edukimi që e ofron është bazë kyçe për zhvillimin e biznesit.
Ndjekja e tendencave të fundit e lejon kompaninë të sjellë ndryshime dhe risi të vazhdueshme në veprimtarinë e saj, duke kontribuar në cilësi më të mirë dhe duke u ofruar kënaqësi më të madhe klientëve. Alma-M është kompani me përgjegjësi shoqërore, e cila me aktivitetet që kryen, merr pjesë në përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqëri.

Roli i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, si institucion, qëndron në dhënien e përkrahjes dhe ndihmesës së vazhdueshme për anëtarët që e kanë mbështetur atë tani e sa vite, si dhe në mbrojtjen me sukses të interesave ekonomike dhe afariste të kompanive në vend./PressOnline.mk

 

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT