Lidhu me ne

BOTA

Gjermania e quan “zhgënjyes” kërcënimin rus për shkëputjen me BE-në

»

: Botuar më

Rusia është e gatshme që t’i shkëpusë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian po qe se blloku i vendos sanksione të reja ekonomike vendit, ka paralajmëruar të premten ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke e nxitur reagimin e menjëhershëm të Gjermanisë.

Ministria e Jashtme e fuqisë kryesore evropiane i cilësoi komentet si “zhgënjyese dhe të pakuptimta”.

Kërcënimi i kryediplomatit përbën reagim ndaj paralajmërimit evropian për masa ndëshkuese kundër burgosjes së opozitarit, Alexei Navalny dhe shtypjes së protestave opozitare në Rusi për lirimin e tij.

Marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë janë tensionuar theksueshëm gjatë javës së kaluar, kur qeveria ruse dëboi tre diplomatë evropianë nën akuzat se kishin marrë pjesë në protestat kundër burgosjes së Navalny.

Si rrjedhojë, shefi i politikës së jashtme i BE-së, Josep Borrell, në fillim të javës i cilësoi marrëdhëniet Moskë-Bruksel si “në udhëkryq”, sherri i përplasjes për diplomatë.

Para rastit të Navalnyt, marrëdhëniet mes dy palëve ishin acaruar edhe rreth aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, më 2014, si dhe mbështetjes së vazhdueshme që shteti rus u ofron separatistëve që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT