Lidhu me ne

KURIOZITETE

Misteri i qenve me ngjyrë kaltër e hapur

»

: Botuar më

Foto të qenve të rrugës nga një qytet në perëndim të Rusisë, janë bërë virale. Dhe arsyeja është ngjyra e tyre – kaltër e hapur.

Qentë janë fotografuar pranë një fabrike të braktisur para pak vjetëve në qytetin Dzerzhinsk dhe besohet se u është ndërruar ngjyra e qimeve si pasojë e ndotjes kimike, shkruan Daily Mail.

Autoritetet lokale të Dzerzhinskut kanë thënë se kanë nisur hetimet dhe do të marrin kafshët për t’u bërë analiza, pasi fotot kanë ngjallur reagime të mëdha.

Fabrika në Dzerzhinsk, që prodhonte acid hidrocianik, u mbyll para 6 vjetësh për shkak të probleme financiare.

Menaxheri i fabrikës së falimentuar, Andrey Mislivets, mohoi vërtetësinë e fotove, duke thënë se ato janë foto-montazhe.

“Ndoshta qentë ranë në kontakt me mbetjet e disa kimikateve të vjetra dhe u përlyen, e ndoshta ishte sulfat bakri”, tha Mislivets.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT