KURIOZITETE
Papuçet më të shtrenjta në botë

Një grup koleksionistësh arti kanë shkatërruar katër çanta luksoze të firmës “Hermès Birkin” në mënyrë që të krijojnë ato që mund të jenë papuçet më të shtrenjta në botë.
Papuçet e quajtura “Birkinstocks”, kanë një çmim mes 34.000 dhe 76.000 dollarë.Grupi me qendër në Brooklyn shpenzoi 122.500 dollarë në çanta të reja “Birkin” për t’i përdorur ato si lëndë të parë për projektin.
Ata zgjodhën të imitonin një model shapkash praktike, por dhe shumë komode, që kanë përfshirë botën e modës në vitet e fundit.
Çantat e firmës “Hermès Birkin” kanë gëzuar një rritje të vazhdueshme të popullaritetit që nga krijimi i kompanisë më 1984. Së pari, çanta luksoze u pa në krahët e Kate Moss dhe Victoria Beckham, e cila thuhet se zotëron 100 lloje të çantave ikonike, me vlerë rreth 2 milionë dollarë në total.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Maqedonia kritikon BE-në për mungesë të ndihmës me vaksina
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Emra të rinj në rrugët e Shkupit, në mesin e tyre edhe persona të gjallë
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Maqedonia në kërkim të ish-kreut të Policisë sekrete
-
SHOWBIZPressOnline.mk
Marina Vjollca provokon sërish duke nxjerr gjoksin në pah