Lidhu me ne

MAQEDONI

Pendarovski: Asnjë politikan në nivel lokal ose qendror nuk është refuzuar nga NATO për certifikatë sigurie

»

: Botuar më

Deri në këtë moment midis 40 dhe 50 funksionarë të lartë në shtet, nga shërbimet në politikë, kanë marrë certifikata të NATO-s, ndërsa edhe qindra janë në procedurë të marrin. Asnjë politikan në nivel lokal apo qendror nuk ka marrë vendim negativ, thotë presidenti Stevo Pendarovski.

“Nuk është e vërtetë se vetëm Pendarovski ka certifikatë sigurie. Deri në këtë moment midis 40 dhe 50 funksionarë të lartë në shtet, nga shërbimet deri tek politika, kanë marrë certifikata të NATO-s. Deri në këtë moment edhe qindra janë në procedurë për të marrë”, theksoi Pendarovski në pjesëmarrjen në emisionin Stadiumi në radion Kanal 77.

Ai thekson se asnjë politikan nuk ka marrë vendim negativ, ose formalisht të jetë refuzuar nga NATO.

“Miti i dytë – nëse NATO nuk dëshiron të të japë certifikatë sigurie, çdo herë të jep përgjigje me shkrim – kërkesa e juaj është refuzuar, atë që e përmend Oliver Spasovski, Mariçiq… Një gjë të tillë nuk kemi pasur deri më tani, nuk e ka marrë asnjë politikan në nivel lokal ose qendror. Asnjë politikan nuk ka marrë vendim negativ, ose të jetë refuzuar në mënyrë formale nga NATO”, thotë shefi i shtetit.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit, Pendarovski vlerëson se Qeveria duhet t’i dyfishojë resurset.

“Mendoj se Qeveria duhet t’i mobilizojë dyfish resurset e veta. Nuk them se nuk ka pasur përpjekje. Tani, meqë situata është e tillë, do të humbim kohë, nuk duhet të kontestojmë, të flasim nëse është ky përceptim… Perceptimi është i pakontestueshëm, pasi titulli i dokumentit është ai-perceptim. Megjithatë, është indikator i mjaftueshëm që të mendohemi. Perceptimi është, pasi vetë thonë se është – “çfarë mendoni..”, pasi nuk i numërojnë rastet në gjykatë që kanë përfunduar me korrupsion të lartë, por mendoj se është tregues shumë joserioz dhe prandaj mendoj se Qeveria duhet jo vetëm përmes zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit, por në përgjithësi të gjitha resurset dyfish t’i rrisë dhe të dëshmojë vullnet më të madh politik dhe të kapet ngushtë me këtë të keqe. Nëse nuk do ishte kontesti me Bullgarinë dhe ne të supozojmë se negociojmë me BE-në, fillimisht është Kapitulli 24. Ka edhe pika të tjera, ndërsa kjo është kryesorja lufta kundër korrupsionit të lartë”, thotë Pendarovski.

Për regjistrimin ai thotë se anulimi është i mundur si opsion, nëse dëshirojnë partitë, por për një muaj e dy dhe jo për një vit.

“Nuk kërkoj anulim për një vit. Vetëm për shkak të argumenteve të opozitës së VMRO-DPMNE dhe E Majta, se për shkak të pandemisë nuk do t’ju hapin fuqi… Nëse është ky problemi, duke i pritur vaksinat, për shkak të druajtjes tek disa qytetarë, për shkak të pandemisë, pse nuk do ta anulonim për një ose dy muaj?! Regjistrimi është i nevojshëm, problem nuk është ligji por data. Nëse korona paraqet probleme, mundet qeveria të mendojë për anulim për një ose dy muaj”, thotë presidenti Pendarovski.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT