Lidhu me ne

RAJON

“Si t’ia thuash arabëve që nuk e kemi mirë nga trutë Presidentin”/ Rama sulmon Metën

»

: Botuar më

Teksa është duke folur para qytetarëve, Kryeministri Edi Rama sulmoi presidentin Ilir Meta për rrugën e Selenicës në Vlorë. Sipas tij, presidenti është bërë pengesë e një sërë investimesh publike, për qëllime politike.

Kryeministri tha gjithashtu se Meta ka bllokuar një projekt për lumin e Lanës, teksa shtoi se rruga në lotin e Selenicës do të nisë së shpejti.

“Po thoshte Erjoni për presidentin që futet për këto historitë e punëve që nuk ka lidhje fare me të. Arrin deri aty sa të bllokojë projekt për Lanën. Ashtu siç bëri me Vlorën, një çmenduri. Si t’ia shpjegosh arabëve. Ne kishim marrë nga fondi saudit një kredi të butë për të bërë rrugën që kalon në Selenicë, e vonuam, nuk do ta harxhoj për këtë pjesë sepse ajo pjesë dilte me kosto shumë të madhe dhe ne donim të rishikonim projektin dhe ta kalonim tek rruga e Radhimës. Çfarë i duhet fondit saudit që ti nuk e investon tek Mine Peza, por tek Myslym shyri, ne donim të fillonim punën por e bllokon Ilir Meta, e kthen në politikë: juve të Selenicës po ua heq qeveria, Edi Rama, bëhet dhe mbrojtësi i komunitetit me demek atje, sepse kujtojnë se njerëzit janë budallenj që hanë këto politika. Rruga që përfshin lotin e Selenicës do të nisë shpejt, është gjetur financimi dhe do të fillojë shumë shpejt. Por kush fitoi këtu? Këtu humbën ata që presin investimin dhe mbi të gjitha u bë qesharak vetë shteti, sepse të vjen zor t’i thuash arabëve që ne nuk e kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin e Republikës”, tha Rama.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT