Lidhu me ne

SHËNDETI

Studimi thotë se anashkalimi i ushtrimeve fizikë ua shkurton jetën

»

: Botuar më

Anashkalimi i ushtrimeve fizike për një ditë nuk do bëjë shumë problem, por të mos ushtrosh për një kohë të gjatë mund të të shkurtojë jetën tuaj. Nëse kjo nuk ju alarmon atëherë të ju kujtojmë se gazeta e Shoqatës Amerikane të Mjekëve JAMA kishte publikuar një studim në 2018 i cili bëri që titujt e lajmeve të ishin si: Aftësia e dobët aerobike është një faktor rreziku shumë më i madh për vdekjen e parakohshme sesa pirja e duhanit ose presioni i lartë i gjakut. Kjo është arsyeja që të fokusoheni dhe të mos leni trupin tuaj pa ushtrime.

Mëlçia

Të mos ushtrosh mund të dëmtojë shëndetin tuaj në mënyra të ndryshme, këtu përfshihet edhe dëmtimi në mëlçi. Sipas një studimi, trashësia në mëlçi mund të rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetin.

Tkurrja e muskujve dhe humbja e forcës

Një nga efektet anësore më të shëmtuara të mos aktiviteti fizik, qoftë edhe për vetëm disa javë, është se shpejt i humbasim përfitimet e të gjithë ushtrimit që kemi bërë më parë.

“Ndërsa njerëzit plaken, ka një rënie progresive të sasisë së masës dhe forcës muskulore,” ka thënë Roger A. Fielding PhD shkencëtar i vjetër i të Ushqyerit Ushtrimeve dhe Psikologjisë.

“Ne e dimë mirë që këto tkurrjet e muskujve dhe humbja e forcës na çojnë deri të humbja e aftësisë për nevojat e jetës së përditshme si të ngjisim shkallët ose të ngrihemi nga karrigia. Këto ndryshime mund të arrijnë deri në një pikë ku njerëzit humbin aftësinë e të jetuarit të pavarur.”

Depresioni

Nëse shpesh ju ndodhë që të keni pak energji dhe pak interesim në aktivitetin fizik dhe në anën tjetër nëse ndaloni së ushtruari, do keni simptomat e depresionit. Sidoqoftë, ndiheni ose jo në depresion, ju duhet të bëni ushtrime.

Ushtrimet ndikojnë në lirimin e një “ndjenje të mirë” të kemikateve të quajtura endrofinë e cila ulë stresin. Mund të ju ndihmojë juve që të bëni gjumë të mirë dhe të flini më shpejt. Aktiviteti fizik ju bënë që të keni vetëbesim dhe të keni mendime më pozitive. Një numër i madh i studimeve kanë rezultuar se ushtrimet parandalojnë depresionin.

Shtypja e lartë e gjakut

Të ushtroni rregullisht formon një zemër të fort e cila do pompojë pa problem. Kur kjo ndodh, presioni kundër mureve të arterieve tuaja zvogëlohet; kjo është e mirë për shëndetin kardiovaskular. Por kur nuk bëni ushtrime, zemra juaj duhet të punojë më shumë dhe arteriet tuaja mund të vuajnë. Një studim me më shumë se 3,800 burra pa presion të lartë të gjakut të cilët u monitoruan për 10 vjet, zbuloi se ata që dolën nga forma përmes pasivitetit gjatë dekadës kishin një rritje 72% të rrezikut të zhvillimit të hipertensionit sesa pjesëmarrësit që rritën aftësinë e tyre aerobike.

Niveli i sheqerit në gjak

Ushtrimet ndikojnë edhe në metabolizmin tuaj. Ndikon në mënyrën se si trupi juaj përpunon karbohidratet aq fuqishëm saqë edhe mungesa e disa stërvitjeve mund të dëmtojë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe të rrisë rrezikun e rezistencës ndaj insulinës.

Ndikim tjetër mos aktiviteti fizik ka edhe në dobësimin e eshtrave dhe kapsllëkun.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT