Lidhu me ne

MAQEDONI

Bora në Tetovë, një pjesë e malësisë e bllokuar! Hedhja e kripës “alla Nusret”

»

: Botuar më

Bora që ka rënë në Maqedoni kë vështirësuar komunikacionin edhe në rajonin e Pollogut. Në malësinë e Tetovës rrugët janë të kalueshme por në kushte dimërore. Deri më mesditë sa edhe ishim në fshatin Shipkovicë sipas disa banorëve rrugët janë pastruar deri në Brodec ndërsa Veshalla e Bozofca akoma ishin të bllokuara.

Jemi në fshatin Shikpkovicë të Malësisë së Tetovës. Deri këtu rruga është e pastruar dhe deri në fshatin Brodec rruga është e kalueshme në kushte dimërore, ndërsa fshati Veshallë dhe Bozovcë vazhdojnë të jenë të bllokuar në bazë të banorëve, ne u munduam që të ngjitemi deri atje por ishte e pamundur.

Një banor i cili pranoi të flasë para kamerave nuk ishte aspak i kënaqur me punën e deritanishme për mirëmbajtjen rrugëve të Komunës së Tetovës.

“Jo këtu nuk lëviz asgjë, deri sa janë këta në fuqi Teuta këta këtu asnjë gjë nuk mund të bëhet, me zor duhet ti sjellësh, shiko çka është rruga ska këtu asgjë, këtij shteti duhet t’i luhet nëna mos ekzistoje kjo Maqedoni. Fshatrat lart a mund të lëvizin? Jo be nuk lëvizin nuk lëviz asgjë lart, asgjë”.

Në Tetovë rrugët kryesore ishin të pastruara, ndërsa ata nëpër lagje të kalueshme. Por për trotuaret askush s’e kishte marrë mundimin që t’i pastrojë. Qytetarët thonë se e kanë vështirë të ecin në trotuare.

“Nuk e di nga të filloj jo trotuaret por asgjë nuk është në rregull, jo vështirë ma vështirë se vështirë nuk ka ku shkon më”.

“Ka fëmijë ka pleq vriten njerëzit rrëzohen shkojnë në spitale”.

“Nuk është bash mirë ama mund të kalohet nuk është pa hiç”.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video kur në një kamion për pastrimin e rrugëve në Tetovë është duke hedhur kripë me dorë. Kjo ka bërë që të plasë gallata nëpër rrjetet sociale. Në postimet e tyre, shumë qytetarë janë tallur duke e krahasuar këtë gjest me kuzhinierin e njohur turk Nusret.

“NUSRETI ZBARKON NË TETOVË, SI S’JU LODH DORA TË NGRATIT! (HEDHJE E KRIPËS ME DORË) AH MOJ KOMUNALJA JONËË! TË MJERËT NE DHE E LUMJA TI “

“KUR VU THOJSHA DO VAJE NUSRETI DO FUGE KRAJP NTETOVË, ÇESHSHIN!

NUSRETI PËR KRIJETAR KOMUNE. BRAVO KRIJETARE I SHLLAJSHE QITETARËT

Komuna e Tetovës për këtë vit ka ndarë mbi 103 mijë euro për pastrimin e rrugëve dhe blerjen e kripës dhe rërës. Ndërsa tenderin për pastrimin e rrugëve në Tetovës e ka fituar Kompania NB kompani./Tv21

 

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT