SPORT
Casemiro nuk largohet nga Real Madridi

Real Madridi po planifikon t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit Casemiro.
Braziliani shihet si pjesë e rëndësishme e klubit spanjoll që do të nis bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, krerët e klubit madrilen do të refuzojnë çdo ofertë e cila do të vijë për brazilianin.
Casemiro ka kontratë me “Mbretërit”, deri në vitin 2023.
Interesim për mesfushorin 28-vjeçar ka shprehur PSG-ja.
Ai është pjesë e klubit spanjoll, që nga viti 2015-të kur u transferua nga Porto.
Këtë sezon në 26 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka dy asistime.