Lidhu me ne

SHËNDETI

Ndaloni rënien e flokëve me mënyra natyrale

»

: Botuar më

Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve.

Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale.

Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.

Mungesa e balancës hormonale, faktorët gjenetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.

Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.

Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

Lëngu i qepës dhe aloe vera

Falë nivelit të lartë të squfurit, lëngu i qepës është ndër metodat më efikase natyrale për forcimin e flokëve dhe parandalimin e rënies së tyre.

Lëngu i qepës ndihmon në qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve, rigjeneron qelizat dhe redukton inflamacionin.

Vetitë antibakteriale të lëngut të qepës ndihmojnë gjithashtu kundër baktereve dhe parazitëve. Ky lëng ndihmon në trajtimin e infeksioneve të skalpit të kokës, çka shkakton edhe rënien e flokëve.

Në një studim të publikuar në vitin 2002 (Journal of Dermatology), rreth 74 % e pjesëmarrësve në një eksperiment të cilët aplikuan lëngun e qepës përjetuan mbirjen e flokëve të reja.

Si t’i përdorni?

Aplikoni lëngun e qepës direkt në skalpin e kokës. Mbajeni ashtu për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni. Më pas, lajini flokët si zakonisht.

Një tjetër metodë është edhe përzierja e tre lugë gjellë me lëng qepe dhe dy lugë gjelle me gjel aloe vera. Mund të shtoni edhe një lugë vaj ulliri. Aplikoni masën në skalpin e kokës dhe lëreni të paktën për 30 minuta para se ta shpëlani.

Përdorini këto dy metoda dy apo tre herë në javë.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT