Lidhu me ne

MAQEDONI

Rritet kostoja e jetesës, për një familje duhen më shumë se 550 euro

»

: Botuar më

Për një vit, çmimi i jetesës është rritur për një mijë denarë. Nëse në dhjetor 2019 nevojiteshin 32,732 denarë për një familje katër-anëtaresh për të mbuluar nevojat bazë mujore të jetesës, në dhjetor 2020 shporta minimale peshonte 33,697 denarë. Llogaritja e përgatitur nga Lidhja e Sindikatave tregon se për 12 muaj kostot, për produktet ushqimore bazë u rritën, për gati 500 denarë në muaj. Rritje e kostës u regjistrua edhe në shpenzimet tjera mujore(shpenzime komunale etj), për 400 denarë. Shpenzimet tjera të nevojshme për të kaluar muajin, paratë për transport, higjienë, vizitë në ngjarje kulturore, blerje rrobash dhe këpucësh, dhe ruajtjen e shëndetit, janë pothuajse identike me vitin 2019.

Nr.

rendor

Elementet që formojnë vlerën e shportës minimale sindikale Muaji 12

2020

% pjesëmarrja struktura
1. Ushqimi dhe pijet 14.078,27 41,78
2. Banimi 10.817,34 32,10
3. Higjiena 2.386,07 7,08
4. Transporti 2.464,22 7,31
5. Veshje dhe këpucë 2.159,41 6,41
6. Kulturë 1.066,79 3,17
7. Ruajtja e shëndetit 724,80 2,15
Gjithsej: 33.696,90 100,00

 

Nr.

rendor

Elementet që formojnë vlerën e shportës minimale sindikale Muaji 12

2019

% pjesëmarrja struktura
1. Ushqimi dhe pijet 13.642,11 41,68
2. Banimi 10.410,9 31,81
3. Higjiena 2.301,13 7,03
4. Transporti 2.422,86 7,40
5. Veshje dhe këpucë 2.181,65 6,67
6. Kulturë 1.066,79 3,26
7. Ruajtja e shëndetit 706,28 2,16
Gjithsej: 32.731,73 100,00

 

Qytetarët thonë se e kanë ndjerë rritjen e çmimeve të produkteve, që i blejnë rregullisht. Ata ankohen se fuqia e tyre blerëse po dobësohet.

“Çmimet janë të larta, ato po rriten, për shembull mishrat e thata, mishi, mendoj se është i lartë”.

“Unë blej rregullisht dhe mendoj se ka një rritje të lehtë në çmime.”

“Nuk ka fuqi blerëse, qytetarët nuk kanë para, nuk kanë ku të fitojnë, shumë nga punëtorët u pushuan nga puna …”

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se ka një rritje prej 2.4 përqind të shpenzimeve për ushqim dhe pije joalkoolike, 5.3 përqind për pije alkoolike, mallra dhe shërbime të ndryshme për 2.6 përqind.

“Të dhënat e Institucionit Evropian të Statistikave Eurostat, tregojnë se standardi i qytetarëve të Maqedonisë ka një nga standardet më të ulëta në rajon. Sipas fuqisë blerëse, pas nesh janë vetëm qytetarët e Bosnjë Hercegovinës dhe Shqipërisë”. (Alsat-M)

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT