Lidhu me ne

MAQEDONI

Bërnz: Regjistrim duhet të ketë, zgjedhjet nuk janë zgjidhje e problemeve

»

: Botuar më

Regjistrimi duhet të mbahet. Kemi besim, presim që regjistrimi të kryhet në mënyrë profesionale dhe do të shfrytëzohet për të mbledhur të dhëna të sakta që do të përdoren për politikat publike, si dhe për të tërhequr investime që janë të nevojshme për rritjen tuaj, tha sonte ambasadorja amerikane, Kejt Bërnz.

“Më vjen mirë që Ligji për regjistrimin e popullsisë u miratua në Kuvend dhe kjo ndodhi me mbështetjen e disa prej anëtarëve të opozitës. Kjo ka funksion kritik. Siç e dini, asnjë regjistrim nuk është kryer në vendin tuaj për 20 vjet. Mungesa e të dhënave të sakta të popullsisë e bën shumë të vështirë hartimin e politikave publike. Nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme të kryhet regjistrim dhe të vazhdohet mëtej, si një praktikë statistikore, e jo politike, por politikëbërësit disponojnë me mjete të tilla”, theksoi ambasadorja në “Samo intervju” në Kanal 5, transmeton PressOnline.mk

Sipas saj, zgjedhjet janë zëri i qytetarëve dhe gjykata e tyre, por ato nuk janë zgjidhja e vetme për të gjitha problemet.

“Mendoj se duhet të kujtojmë se stabiliteti politik vjen nga qeverisja e mirë, ndërsa zgjedhjet janë pjesa kryesore. Ata e shprehin zërin e votuesve dhe gjykatën e tyre, por nuk janë elementi i vetëm dhe nuk janë zgjidhja e të gjitha problemeve. Kjo kërkon institucione të forta, aktorë politikë që i respektojnë institucionet, burokracitë politike, me të cilat menaxhojnë institucionet, si dhe një gjyqësor i lirë dhe i pavarur që aplikon drejtësi. Të gjithë këta elementë kontribuojnë së bashku në një demokraci të fortë dhe të qëndrueshme dhe kështu përparon shoqëria”, theksoi Bërnz.

Në pyetjen në lidhje me arritjen e një konsensusi midis pushtetit dhe opozitës rreth çështjeve kryesore dhe sa realisht është kjo është e mundur, Bërnz tha se ky është një qëllim i rëndësishëm, por jo gjithmonë i mundur./PressOnline.mk

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT