Lidhu me ne

MAQEDONI

1000 pse, 1000 sepse për grafën etnike në letërnjoftime!

»

: Botuar më

Vendosja e përkatësisë etnike në letërnjoftime e minon identitetin e qytetarëve në kurriz të identitetit etnik, thonë nga Komiteti i Helsinkit, duke shtuar se asnjë vend-anëtar i BE-së nuk ka vendosur për një hap të tillë.

“Duke krahasuar të dhënat në letërnjoftimet e qytetarëve-shtetasve të 134 vendeve në botë, përvojat krahasuese tregojnë për implikime negative sa i takon futjes së përkatësisë etnike ose fetare në letërnjoftime. Për shkak të kësaj, shumë vende gjatë viteve të fundit ose e kanë lënë anash tërësisht këtë qasje ose kanë bërë që përkatësia etnike në kartat e identitetit të jetë opsion i qytetarëve”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Në analizën juridike thuhet se shoqëria maqedonase ka në dispozicion një sërë mënyrash për ta përmirësuar situatën, duke filluar nga arsimi, ekonomia dhe politika sociale, pa prekur vlerën themelore kushtetuese të shprehjes së lirë të përkatësisë kombëtare, gjegjësisht etnike. Euroambasadori Gir, konsideron se legjislacioni përkatës bie në pjesën e Rregullores së përgjithshme për mbrojtje të të dhënave.

“Për momentin në BE, çështja për letërnjoftimet është në nivel të legjislacioneve kombëtare të vendeve-anëtare dhe kjo do të vazhdojë ashtu, por në gusht të vitit 2021 do të hyjë në fuqi Rregullorja e përgjithshme për mbrojtje të të dhënave, e cila do të jetë në nivel të BE-së”, deklaroi më parë ambasadori Dejvid Gir.

Kryeministri Zoran Zaev, thotë qëndrimet e tyre i kanë thënë publikisht dhe se qëndrojnë pas tyre.“Ne kemi të drejtë absolute në nivelin kombëtar se si do ta rregullojmë këtë gjë. Prandaj i shprehim qëndrimet tona lidhur me këtë çështje. Më vjen mirë që edhe partia më e madhe opozitare, edhe partitë e tjera politike janë në vijën e së drejtës për përcaktim – që qytetarët të prononcohen nëse duan në letërnjoftimin e tyre të figurojë edhe përkatësia etnike”, delaroi Zaevi.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se Zaevi vazhdimit po reteron, duke shtuar se në letërnjoftimet nuk do të kemi identitet, sepse, siç thekson, Zaevi e ka fshirë.

“Nuk ka çështje për të cilën Zoran Zaev nuk ka reteruar. Fillimisht thoshte – po, pranoj që në letërnjoftime të figurojë maqedonas, shqiptarë, turq romë, kurse pastaj tha – kjo nuk është evropiane. Tani tërhiqet nga fjalët e tij”, tha Mickoski.

Ndërkohë, dje partia E Majta kumtoi se ka paraqitur kërkesë për organizim të një debati publik, për, siç thonë, projekt-ligjin e ndjeshëm për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Letërnjoftim.

Qëndrimet e subjekteve të tjera në vend mbesin të pandryshuara. Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, nuk pajtohet që në kartën identiteti të futet edhe etnia, kurse blloku politik shqiptar jep dritë jeshile për një ndryshim të tillë./Tv21

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT