Lidhu me ne

MAQEDONI

Çka kishte në “bombat” e “Monstrës”?

»

: Botuar më

Më 18 shtator 2019 në gjykatën e Penale për herë të parë u dëgjuan bombat e para për “Monstrën”, si dëshmi të reja materiale. Gjithsej ishin 38.000 biseda dhe sms-porosi. Por çka realisht kishte në materialet e përgjuara dhe çka dëshmuan më pas ata që ishin përgjuar?

Zoran Trajkovski, nëpunës policor ishte njëri prej atyre që u dëgjua në “bomba” i cili diku 10 ditë para se të ndodhte vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, kishte tentuar që shërbimeve të sigurisë të iu jep informacione se diçka e pakëndshme mund të ndodhë në vend.

“10 ditë para vrasjes , nga dy burime kam marrë informacione se rreth festave të Pashkëve do të ndodh incident në të cilin do të vuajnë njerëz të pafajshëm. Mu tha se do të sulmohet stacioni policor ose njerëz të pafajshëm. Nuk i tregova burimet, por në asnjë moment nuk përmendej Liqeni i Smillkovës”, ka deklaruar Zoran Trajkovski, dëshmitar i punësuar në MPB.

Sinisha Aleksovski, ish këshilltar për siguri kombëtare në kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov, pati dëshmuar se informacioni i Trajkovskit, ishte vetëm interpretim verbal dhe jo informacion i vërtetuar.

“Gjithmonë para festave fetare, ndiqen procedurat operative standarde për mbledhje të informacioneve që ka të bëjë me sulme terroriste nga ekstremist të cilët mund të sulmojnë në objekte fetare. Vijnë informacione nga nëpunës policor, ushtarë, dhe persona të autorizuar në Byron për Siguri Publike. Në njërën nga ato ,kisha lajmërim nga policia, nga nëpunësi policor Zoran Trajkovski, i cili më tha se një grup i armatosur, lëvizë maleve dhe mund të bëjë sulm mbi ndonjë stacion policor. Por ishte vetëm informim me gojë dhe asnjëherë në formë të shkruar”, pati thënë Sinisha Aleksovski, dëshmitar dhe ish këshilltar për siguri kombëtare.

U dëgjua edhe ish drejtori për Siguri Publike, Ljubço Todorovski, i njohur si Radnik , i cili pati mohuar se ka pasur njohuri se do të ndodhte “Monstra” dhe se e ka torturuar të akuzuarin Haki Aziri se si duhet të dëshmojë për Monstrën.

“Me një fjalë nuk kam pasur kontakt me atë, posaçërisht para se të ndodhte rasti.”, është shprehur Ljupço Todorvski dëshmitar.

Mënyra e vrasjes së të rinjve në lëndën Monstra dhe braktisja e veturës në afërsi të kufirit me Kosovën tregon së është vepër profesionistësh. Këto janë pjesë të disa mesazheve të cilat aso kohe janë shkëmbyer në mes ish-ministrit të atëhershëm të Punëve të Brendshme Xhelal Bajrami dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

“Shihet qartë se kanë qenë profesionistë. I thash edhe kryeministrit. Nuk ka ndodhur që ndonjëherë të ekzekutohen fëmijë pas shpine. Nëse dikush do të kishte dashur të destabilizoj do të kishte sulmuar persona me uniforma ose ndonjë stacion policor. Kanë qenë profesionistë nuk kanë lënë asnjë gjurmë, përveç gjurmëve të gomave të veturës.”, është shprehur Xhelal Bajrami, ish zv.ministër i Punëve të Brendshme.

Në bisedat e përgjuara në përgjithësi dëgjohej për mënyrën se si janë vrarë të rinjtë, kush mund të jenë kryerësit e veprës, për ekstradimin e dy të akuzuarve të parë, se vrasja është punë profesionistësh dhe se vështirë të gjenden kryerësit e vërtetë të veprës.

Pas “bombave” të dëgjuara, prej politikanëve që dëshmuan ishin Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Blerim Bexheti, Zoran Zaev, Musa Xhaferi, Ali Ahmeti, Bujar Osmani e shumë të tjerë të cilët në përgjithësi kanë deklaruar se nuk e mbajnë mend shumë rastin dhe se kanë vepruar sipas dispozitave ligjore.

Aktvendimi për të akuzuarit e Monstrës do të merret të martën më 23 shkurt, ku të akuzuar janë Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Haki dhe Fejzi Aziri, ndërsa për Sami Lutën kërkohet lirim nga akuza.Më 24 nëntor 2018, gjykata solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, për shkak të mungesës së provave të forta për rastin./Tv21

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT