Lidhu me ne

KULTURË

Kosova, një vend në ngritje

»

: Botuar më

Kosova dihet se ka popullsinë më të re në Evropë, vitet ‘80 dhe ‘90, kryesisht të lindur dhe rritur para dhe pas luftës së fundit ballkanike. Jo të gjithë e dinë, megjithatë, se Kosova është një nga katër vendet në botë që ka himnin kombëtar vetëm me muzikë, pa asnjë fjalë dhe se vizat për të udhëtuar në Evropë nuk janë liberalizuar ende. Kosova njihet si shtet nga vetëm 93 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe 22 vende të Bashkimit Evropian. Nëse krejt kësaj ia shtojmë faktin se nga Piana dei Merli, ku serbët pësuan turpin e pushtimit osman, lindi miti themelues i propagandës nacionaliste të Slobodan Milosheviqit dhe gjeti frymëzim, mbase ne i kuptojmë arsyet për të cilat pajtimi dhe rindërtimi janë ende sfidat e këtij vendi.

Tani ëndrrat e stabilitetit dhe paqes komplikohen nga doza të vaksinës anti-COVID që Qeveria serbe po u shpërndan pakicave serbe në Kosovë pa paralajmëruar autoritetet lokale, por mbi të gjitha pa respektuar vendimet e Gjykatës së Hagës që procedoi për herë të parë autorët e krimeve të luftës të kryera kundër shqiptarëve etnikë dhe më pas ato të kryera nga udhëheqësit shqiptarë etnikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Hashim Thaçi, Agim Çeku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj), të cilët luftuan për ta sjellë vendin drejt pavarësisë kombëtare.

Është si të thuash që e ardhmja nuk do të përparojë derisa të paguhen mëkatet e së kaluarës, derisa e vërteta e fakteve të shfaqet në tërësinë e saj. Mëkatet dhe plagët që artistët kosovarë po zhvillojnë dhe trajtojnë, hapja e hapësirave të reja kulturore, organizimi i festivaleve, shkrimi i teksteve që pasqyrojnë dëshirën e tyre për ndryshim, nganjëherë bien në konflikt me institucionet dhe paradigmat kulturore dominuese, të shënuara nga ndjenjat nacionaliste dhe të logjikës autoritare.

Kinemaja

Megjithatë, ekziston një skenë kulturore dhe artistike shumë e re dhe vitale me tri festivalet e filmit, “DokuFesti” në Prizren i kuruar nga Veton Nurkollari dhe që shoqëroi dy regjisorët e reja Blerta Basholli dhe Blerta Zeqiri në suksesin e “Sundance Film Festival”. Filmat “Kthimi” dhe “Zgjoi”; festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest” në Prishtinë; festivali ndërkombëtar i animacionit “Anibar” në Pejë. More Raça jeton në Prishtinë, e vlerësuar në Festivalin e Filmit në San Sebastian me filmin e saj debutues “Andromeda Galaxy”, ndërsa regjisori dhe skenaristi Visar Morina jeton në Gjermani dhe mori pjesë në Locarno Iff 2013 dhe në Karlovy Vary Iff 2015. Në “Përtej kufijve” në Festivalin Valle Camonica më 2011 mbërritën filmat e Burim Halitit, “Hekurishtja” (2007) dhe “Intervista” (2008) mbi temat e familjes, varfërisë dhe migrimit.

Artet pamore

Qendra për art bashkëkohor “Stacion”, një pikë referimi për artistët vizualë, arkitektët dhe grafistët, themeluar nga Albert Heta dhe Vala Osmani, organizon çdo vit “Çmimin e Artistëve të së Nesërmes” i cili në vitin 2020 iu dha Laureta Hajrullahut, Shkamb Jakës e Brilant Milazimit. Bienalja e Venecias në pavijonin kushtuar Kosovës priti punime nga Alban Muja më 2019, më 2018 mbërriti kuratorja Eliza Hoxha, më 2017, Sislej Xhafa. Driton Selmani, Alban Ukaj, Rron Qena dhe Doruntina Kastrati udhëtojnë mes performancës, artit konceptual dhe atij publik.

Sidoqoftë, plaga e shkaktuar nga Qendra Kulturore e Beogradit ndaj Petrit Halilajt që verën e kaluar duhej të ekspozonte në Bienalen e 58-të të Beogradit, të titulluar “Ëndërrimtarët”, me videon “Shkrepëtima”, një shfaqje teatrore e vendosur në rrënojat e shtëpisë, mbetet ende e hapur e kulturës së Runikut, një simbol i identitetit multietnik. Halilaj pa një asterisk pranë emrit të tij para emrit të vendit të tij, Kosovës, për të nënvizuar faktin se ai vend nuk njihet si shtet nga Serbia.

“Doja të kapërceja” – deklaroi Halilaj “dihotominë midis nesh dhe atyre, midis së mirës dhe së keqes, për të hapur më në fund një hapësirë ​​për diskutim të përbashkët në vend të zgjerimit të një ndarjeje që tashmë ka krijuar kaq shumë urrejtje”.

Letërsia

Shumë teatër dhe letërsi punojnë mbi refuzimin e censurës dhe identitetit bazuar në “ne kundër tyre”, në temat e bashkëjetesës dhe dialogut ndërkulturor, në marrëdhëniet midis politikës dhe kulturës. Thjesht ndiqeni “Polipin”, festivalin ndërkombëtar të letërsisë të organizuar nga qendra “Multimedia” e Prishtinës, kuruar nga Saša Ilic (Serbi) dhe nga dramaturgu dhe regjisori i teatrit Jeton Neziraj (Kosovë).

Duke marrë Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi për “Librin e dashurisë”, shkrimtari Shpëtim Selmani deklaroi: “Unë jam një shqiptar nga Kosova. Kur shkoj në Serbi, unë jam një šiptar, termi ofendues me të cilin disa serbë u referohen shqiptarëve. Kur shkoj në Evropë jam nga Ballkani i përgjakur. Kur shkoj në Amerikë jam evropian. Kur shkoj në Mars jam nga Toka. Këto ditë ndihem sikur jam George Floyd. Allen Ginsberg tha se njeriu ka shumë identitete: Unë përmbaj shumë identitete”.

Teatri

Por është mbi të gjitha Jeton Neziraj, ish-drejtori i padëshiruar i Teatrit Kombëtar të Prishtinës i hequr nga ministri i Kulturës dhe shpesh i shënjestruar me kërcënime të paramafisë, i cili gjallëron skenën e teatrit me një ngulitje të fortë politike dhe shoqërore, duke denoncuar krizën e vlerave perëndimore, korrupsionin dhe kostot e mëdha që Kosova po ua paguan kolonizuesve të rinj.

Prej censurës dhe kërcënimeve ndaj artistëve pa mbrojtje politike dhe duke qenë jashtë retorikës së jugonostalgjisë, Prishtina bëhet gjithnjë e më shumë një hapësirë ​​e hapur për bashkëpunim kulturor ku ëndrra e Evropës bashkëjeton dhe përplaset me makthe të së kaluarës ballkanike.

Artikulli dhe intervista, botuar në gazetën italiane “Il Manifesto”, janë përkthyer në shqip nga Robert Budina

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT