Lidhu me ne

MAQEDONI

MPJ: Harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së është 94 për qind

»

: Botuar më

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka informuar sot se harmonizimi i Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në është 94 për qind.

“Për shkak informacioneve që po qarkullojnë në media për harmonizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, duam të informojmë se harmonizimi i Maqedonisë së Veriut me qëndrimet, deklaratat dhe masat e Bashkimit Evropian është 94 për qind”, ka njoftuar MPJ.

Prej atje thonë se në mënyrë ilustruese, vetëm në katër mujorin e fundit të vitit 2020 (shtator- dhjetor 2020), Republika e Maqedonisë së Veriut i është bashkëngjitur mbi 40 deklaratave të Bashkimit Evropian. Kjo praktikë vazhdon edhe në tremujorin e parë të vitit 2021.

“Momentalisht, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme shqyrtohet mundësia për zbatimin e politikave me të cilat së shpejti do të arrihet 100 për qind niveli i harmonizimit me politikat e BE-së”, theksohet në kumtesë.

Në këtë drejtim, përskaj politikës së jashtme dhe të sigurisë, në kuadër të procesit të Stabilizimit Asocimit, Republika e Maqedonisë së Veriut tashme ka rreth 30 për qind nga aki (acquis) evropian, niveli i harmonizimit të gjyqësorit vendas, sipas të cilit vendi qëndron krah për krahë edhe me vendet tjera nga rajoni i cili tashmë një kohë të gjatë është në negociata.

“Qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, prandaj, i tërë procesi në përgjithësi me politikat, rregullat, standardet dhe vlerat e BE-së paraqet prioritetin më të lartë shtetëror”, nënvizon MPJ në kumtesë.

Reagimi i MPJ-së pason pasi dje ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva për Radion kombëtare bullgare tha se harmonizimi i vendit me politikën e jashtme të BE-së është nën 50 për qind, gjë që nxiti reagimin e zëvendëskryeministrit për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov

“Kjo është një e pavërtetë skandaloze. Shkalla jonë e harmonizimit me politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë së BE-së është 92 për qind”, theksoi Dimitrovi në postimin në Fejsbuk.

Dimitrovi ka thënë se nevojitet më shumë kujdes, veçanërisht kur bëhet fjalë për të dhëna lehtësisht të arritshme.
Raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi progresin e Maqedonisë së Veriut nga tetori 2020 tregon se në drejtim të politikës së jashtme të përbashkët dhe të sigurisë të Unionit vendi në vitin 2019 ishte harmonizuar “me 84 nga 91 deklarata të përfaqësuesit të lartë për qëndrimet e BE-së dhe (Këshillit) Evropian e cila paraqet normë pajtueshmërie prej 92 për qind”. /PressOnline.mk

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT