Lidhu me ne

OPINIONE

Të ruajmë shëndetin mendor të më të rinjve tanë!

»

: Botuar më

Jasmina Deçkov

Reagimi i familjes dhe të afërmve ndaj pandemisë është një faktor vendimtar që ndikon në gjendjen emocionale, mendimet dhe sjelljen e të rinjve.

Në kushte të pandemisë aktuale, po përballemi me ndryshime në shumë sfera të jetës që kanë ndikim të pashmangshëm mbi ne dhe shëndetin e fëmijëve tanë. Kur flas për shëndetin, mendoj veçanërisht për shëndetin mendor. Të kesh shëndet të mirë mendor do të thotë të ndihesh mirë me veten, të krijosh dhe të ruash marrëdhënie pozitive me familjen, miqtë, të jemi në gjendje të merremi me emocionet tona, të përballemi mirë me ndodhitë dhe ngjarjet në jetë. Kjo na jep ndjenjë kontrolli si dhe vetëdije për nevojë për ndihmë dhe mbështetje kur kemi nevojë për të.

Studimi ndërkombëtar për sjelljet në lidhje me shëndetin në fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 (HBCC, 2017 – 2018), e zhvilluar në 25 vende të botës, tregon që mirëqenia mendore e adoleshentëve në shumë vende të botës ka shënuar rënie ndërmjet viteve 2014 dhe 2018, gjë që është vërtet shqetësuese, veçanërisht pasi aktualisht po përballemi me situatë specifike që sigurisht ka ndikim në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe që mund të lërë pasoja të qëndrueshme. Sipas hulumtimit, simptomat më të zakonshme që ndodhin te të rinjtë janë ndjenjat e trishtimit, acarimit dhe nervozizmit. Një në katër adoleshentë raporton se të paktën një herë në javë ndihet i acaruar, nervoz ose i paaftë për të fjetur.

Faktorët e lidhur me COVID-19 që ndikojnë në shëndetin mendor tek të rinjtë
Lëvizja e kufizuar, rekomandimet për mbajtjen e distancës shoqërore, mësimi online dhe ndryshimet në përgjegjësitë e përditshme kanë vënë në provë aftësinë e nxënësve për t’u përshtatur me një situatë të re. Pandemia kryesisht rriti ndjenjën e frikës, për veten dhe për të dashurit. Prandaj rritja e ankthit dhe depresionit te fëmijët dhe adoleshentët të cilët në fillim nuk mund të arrijnë komunikimin shoqëror për të cilin kanë më shumë nevojë në këtë periudhë të jetës, kur në fakt ndërtohen lidhjet e para të forta shoqërore.

Këtu janë bollëku i informacioneve që pa ndonjë përzgjedhje botohen dhe për shkak të përmbajtjes së tyre futin frikë edhe më të madhe.

Reagimi i familjes dhe të afërmve ndaj të gjithë situatës pandemike është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që mund të ndikojë në gjendjen emocionale, mendimet dhe sjelljen e të rinjve.

Çfarë thonë hulumtimet?

Hulumtimet e kryera në vendet rreth botës mbi ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor të të rinjve tregojnë simptoma të rritura të ankthit dhe depresionit, si dhe ndjenja të mërzisë, shqetësimit, nervozizmit, vetmisë dhe shqetësimit. Në Kinë, në një studim me 259 fëmijë dhe 3254 adoleshentë, 23.3% e të anketuarve treguan shenja depresioni, që është 13.2% më shumë se rezultatet e hulumtimeve të mëparshme para pandemisë. Në Spanjë, nga ana tjetër, 85.7% e prindërve të anketuar raportuan ndryshime në sjelljen dhe gjendjen emocionale të fëmijëve të tyre. Studimi vlerëson gjithashtu ndikimin e distancës sociale te të rinjtë, gjë që tregon se është rritur rreziku nga depresioni në 9 vitet e ardhshme.

Situata në vendin tonë

Për fat të keq, studimi specifik mbi ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në vendin tonë nuk është kryer ende, gjithçka referohet te rekomandimet, të cilat tregojnë vetëdijen tonë të ulët për rëndësinë e shëndetit mendor. Sidoqoftë, nga të dhënat e psikologëve shkollorë brenda seksioneve të formuara, edhe në vendin tonë është konstatuar një gjendje e ngjashme për shëndetin mendor të nxënësve. Prindërit që kërkojnë ndihmë nga psikologët e shkollës shpesh rendisin të njëjtat simptoma: mërzitje, nervozizëm, apati, padurim, ankth, frikë paniku, ndryshime të sjelljes. Kërkesat e prindërve për këshilla tani janë më të larta, për dallim nga periudha e mëparshme para pandemisë.

Çfarë më tutje?
Duke njohur nevojën për pjesëmarrje aktive të psikologëve shkollorë në procesin e parandalimit të shëndetit mendor të studentëve, psikologët shkollorë nga shteti ynë në bashkëpunim me psikologët nga arsimi i lartë formuan një grup pune të quajtur “Së bashku PËR shëndetin mendor”, brenda të cilit zhvilluan protokolle të destinuara për punën e psikologëve shkollorë.

Ato miratohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe përmbajnë udhëzime të përcaktuara për të punuar në mënyrë për ta zhvilluar ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor, përmes prezantimeve, broshurave dhe leksioneve, të destinuara për studentët, mësuesit dhe prindërit. Protokollet parashikojnë punë me të gjithë aktorët e interesuar në procesin arsimor. Aktivitetet zakonisht përmbajnë informacion në lidhje me rëndësinë e shëndetit mendor, faktorët që mund të shkaktojnë çrregullime, por gjithashtu rekomandime dhe këshilla për parandalimin dhe ndihmën në rastet e çrregullimeve të shëndetit mendor. Grupi është duke punuar vazhdimisht në aktivitete shtesë në këtë fushë, e gjithë kjo me qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor në mesin e popullatës më të gjerë.

Rekomandimet për parandalim janë të ndryshme, por ja një pjesë prej tyre, të zbatueshme jo vetëm për të rinjtë, por edhe për çdo qytetar të rritur:

Qëndroni në kontakt
Njeriu është një qenie shoqërore, prandaj nevoja për kontakte shoqërore është e natyrshme. Gjatë kësaj periudhe është shumë e rëndësishme të qëndroni në kontakt me të dashurit, të dy familjarët dhe miqtë për arsye që në çdo kohë dikush mund të ketë nevojë për mbështetje në përballimin e situatës, sepse secili prej nesh reagon dhe përballet ndryshe me situata krize.

Bëhu aktiv. Aktiviteti fizik ka ndikim të veçantë në shëndetin mendor sepse ushtrimi çliron hormonet dopamin, serotonin dhe endorfinë, përgjegjëse për nivelin e lumturisë dhe humorit të mirë, që është e një rëndësie të veçantë në këtë periudhë. Prandaj, ecni, ngisni biçikletë, notoni, bëni alpinizëm ose vraponi në parkun më të afërt ose në një shteg.

Ofroni ndihmë. Sigurimi i ndihmës dhe mbështetjes për të tjerët në kushte të tilla ka një efekt pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore, por edhe në gjendjen e atyre që kanë nevojë për ndihmë. Prandaj ofroni ndihmë nëse shihni se dikush ka nevojë për të, dilni vullnetar.

Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor. Mbajtja e një gjendje të mirë mendore arrihet përmes praktikimit të jogës, meditimit … Në disa hulumtime të botuara nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë (ShAP), Joga është treguar se zvogëlon stresin dhe lehtëson ankthin, një fenomen që ndodh shpesh tek fëmijët dhe adoleshentët gjatë pandemisë.

Roli kryesor i prindërve
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që prindërit të flasin me fëmijët e tyre për rëndësinë e mbajtjes së kontakteve me miqtë, të afërmit, përmes mënyrave të ndryshme të komunikimit që do të kontribuojnë në një gjendje shpirtërore më të mirë dhe kënaqësi më të madhe për të gjithë.

Fëmijët zakonisht mësojnë sipas një modeli, kështu që nëse prindërit kujdesen për shëndetin e tyre mendor, do të jetë më e lehtë për fëmijët të njohin zakone dhe vlera të mira.

Përdorimi i tepërt i pajisjeve IT
Le të mendojmë për kalimin e kohës së panevojshme duke përdorur pajisjet IT, sepse ato janë sh’përqendrues të vërtetë në komunikimin dhe dëgjimin e nevojave të fëmijëve. Në një situatë si kjo, është shumë e rëndësishme që prindërit të jenë dëgjues aktivë, në mënyrë që të reagojnë në kohë nëse do ndodhnin ndryshime për shkak të situatës aktuale.

Njeriu nuk është një individ i izoluar, ai është qenie sociale, ai funksionon dhe ndikohet nga komuniteti. Pikërisht, shëndeti mendor është themeli për mirëqenien e individit, por edhe të komunitetit në përgjithësi. Nëse duam komunitet të shëndetshëm mendërisht, duhet të përqendrohemi në promovimin e prindërimit cilësor dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor, përmes institucioneve të përshtatshme që do të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje të përshtatshme për të rinjtë dhe prindërit, përmes shkollave ku nxënësit do të fitojnë aftësi emocionale dhe sociale, që është një kusht për brezat e shëndetshëm, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, cilado qofshin ato./Respublica

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT