MAQEDONI

Njihuni me arsyet pse ju bien flokët

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi.

Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave.

Megjithatë, në këtë artikull do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së flokëve.

Medikamentet

Shumë medikamente siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore.

Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.

Lindja e një fëmije

Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve.

Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj pas lindjes.

Mungesa e hekurit

Rënia e niveleve të hekurit ndikon tek shëndeti i flokut.

Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.

Stresi

Stresi e plogështon sistemin imunitar.

Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit rënien e tij gjatë krehjes.

Larja e flokëve

Përdorimi i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.

Tharëset

Tharëset e instrumenteve të tjerë për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjerë kanë ndikim në shëndetin e flokut.

Domosdoshmërisht, floku do të bëhet i brishtë e do të këputet më lehtë.

Sëmundjet

Besojeni ose jo, rënia e flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeje, përfshirë ato që rrezikojnë tiroiden apo imunitetin.

Njeriut i bien flokët edhe kur është me grip, ka temperaturë apo një infeksion.

Duhani

Flokët nuk janë imunë ndaj duhanit.

Toksinat tek tymi i duhanit ka një ndikim të fortë tek floku duke penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.

LEXO »  MPJ e Bullgarisë: Autoritetet në Shkup t’i japin fund gjuhës së urrejtjes kundër bullgarëve

Çrregullimet me të ngrënin

Anoreksia dhe bulimia janë dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit.

Ato manifestohen edhe me rënien e flokut sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm./agroweb

Lajme të ngjashme

Mijallkov dënohet me 8 vjet për rastin “Thesari”

PressOnline.mk

Zaev e Sela me qëndrime të harmonizuara, shpresa që nesër të gjendet zgjidhje për Ligjin për shtetësinë

Press Online

Aplikoni, supermarketi gjerman ‘Lidl’ punëson në Maqedoni

PressOnline.mk

Sela: Jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur çështjen e shtetësisë

PressOnline.mk

Cipras: Është koha të bëjmë histori në Ballkan, në vend që të bllokohemi në të

Press Online

Konfiskohen rreth 30 mijë euro në kufirin Maqedoni-Kosovë

PressOnline.mk