RAJON

Bërnabiq: Serbia ka vaksinuar me dozën e dytë rreth 20 për qind të popullatës

Në Serbi, rreth 26 për qind e popullsisë janë vaksinuar me një dozë dhe 20 për qind me dy doza të vaksinës së koronavirusit, bëri të ditur sot kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Ajo precizoi se në popullatën e moshës 65-74 vjeçare, janë vaksinuar 51 për qind, ndërsa në pjesën e popullsisë prej mbi 75 vjeç – janë vaksinuar 41 për qind.

Në Serbi sot arriti një kontingjent i ri prej gjysmë milionë doza vaksinash nga prodhuesi kinez Sinofarm kundër koronavirusit. Aeroplani me vaksina u ul në aeroportin Nikolla Teslla dhe u mirëprit nga Bërnabiq dhe ambasadori kinez në Serbi, Çen Bo.

Bërnabiq tha se me këtë kontingjent, Kina dorëzoi gjithsej 2.5 milionë vaksina në Serbi.

“Kemi pak më pak se një milion nga të gjitha vaksinat e tjera. Nesër, kur të mbërrijnë 106.470 vaksina Fajzer, do të tejkalojmë 3.5 milionë vaksina të marra. Kur them të marra, dua të them – të porositura, sepse kemi paguar për të gjitha vaksinat”, tha Bërnabiq.

LEXO »  Kusari-Lila: Ky proces dëshmoi vlerën e demokracisë

Lajme të ngjashme

Clinton: Bosnja testoi partneritetin transatlantik

Press Online

Një qeveri e fortë për përballje me sfidat e rënda

Press Online

Osmani në prag të sigurimit të votave për presidente

Press Online

Fushata pro-ruse në Serbi kundër vaksinave nga Perëndimi

Press Online

Hoti: BE-ja aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik

Press Online

Rama: Brenda 10 ditëve do të vijnë 50 mijë doza të vaksinës “Sputnik”

Press Online