TEKNOLOGJI

LG planifikon mbylljen për shkak të humbjeve të mëdha

LG Electronics tha të hënën se do të mbyllë biznesin e saj të smartfonëve pasi është në humbje. Në janar, gjiganti elektronik i Koresë së Jugut tha se po shikonte të gjitha opsionet për mbyllje pas pothuajse gjashtë vitesh humbje që arrinin rreth 4.5 miliard dollarë (3.3 miliardë funte).

LG kishte bërë shumë inovacione, duke përfshirë kamera me kënd shumë të gjerë, duke u rritur në prodhuesin e tretë më të madh të smartphone-ve në 2013.

Por pronarët thanë se tregu i telefonisë mobile ishte bërë “tepër konkurrues”. Derisa Samsung dhe Apple janë dy kompanitë për telefona të mençur më të mëdhatë, LG ka vuajtur me çështjet e saj të hardverit dhe softverit.

Vitin e kaluar ka shitur 28 milion telefonë, krahasuar me Samsungun i cili ksihte 256 milionë, sipas firmës kërkimore Counterpoint.

LEXO »  Volkswageni gjatë vitit vjen me modelin Taigo

Lajme të ngjashme

BE-ja premton të rregullojë kaosin në botën digjitale

Press Online

Volkswageni gjatë vitit vjen me modelin Taigo

Press Online

Cili shtet në Evropë ka veturat më të reja

Press Online

Google tërheq Parler nga dyqani i aplikacioneve

Press Online

FBI-ja arreston njeriun i cili “donte të vriste internetin”

Press Online

Unaza inteligjente mund ta zbulojë koronavirusin para se të shfaqen simptomat

Press Online