BOTA

Nesër pritet të nisin bisedimet BE-Turqi

Ditën e nesërme (6 prill 2021), Presidentët e institucioneve evropiane do të vënë në dukje kushtet e Bashkimit Europian për t’i hapur rrugë rifillimit gradual të marrëdhënieve ekonomike me Turqinë. Po ashtu, nesër, pritet të diskutohet edhe për mbështetjen e refugjatëve që kanë shkuar në Turqi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të udhëtojnë drejtë Ankarsë, për t’u takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi migracionin dhe tregtinë. Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi i një vendi anëtar në Bruksel, shkruajnë mediat e huaja.

Bisedimet në Ankara do të jenë një moment shumë i rëndësishëm politik, por nuk bëhet fjalë për negociata, sqaron Brukseli.

“Shumë po presin të shohin se çfarë do të thonë Charles Michel dhe Ursula von der Layen në lidhje me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ata duhet të thonë gjëra, siç bëri Josep Borrell në Moskë. Nuk bëhet fjalë të dukesh i sjellshëm. Do të jetë e vështirë”, analizon diplomati evropian.

LEXO »  Liderët botërorë kërkojnë marrëveshje për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme

Lajme të ngjashme

Ambasadorja Bërns në shqip, shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë

PressOnline.mk

Mbretëria e Bashkuar, zyrtarisht jashtë BE-së

Press Online

Gratë që po e ndërtojnë paqen në Liberi

Press Online

I riu me ngjyrë vritet nga policia, protesta e përleshje në Mineapolis

PressOnline.mk

Në Berlin do të ndërtohet një objekt fetar që do t’i bëjë bashkë myslimanët, krishterët dhe hebrenjtë

Press Online

Merkel paralajmëron “javë të vështira” të pandemisë

Press Online