BOTA

Pse u fajësua kapitenia e Egjiptit për bllokimin e Kanalit të Suezit?

Femra e parë në Egjipt që ka marrë gradën kapitene është akuzuar se bllokoi Kanalin e Suezit, pavarësisht se ajo ndodhej në një tjetër anije dhe jo në Ever Given.

Marwa Elselehdar ndodhej në anijen Aida IV kur Ever Given bllokoi një nga rrugët kryesore të transportit detar në botë. Pavarësisht këtij fakti, në internet nisën të publikohen lajme të rreme se ishte 29-vjeçarja që kishte aksidentuar anijen gjigante në Suez.

Elselehdar ka reaguar duke thënë se nuk ka informacion kush nisi të përhapte lajme të rreme, por thekson se gjithçka ka ndodhur për ta dëmtuar atë, duke u vënë në shënjestër për shkak të gjinisë së saj.

“Isha e tronditur. Jam vënë në shënjestër mbase se jam femër e suksesshme në këtë fushë ose sepse jam nga Egjipti, por nuk jam e sigurt”, është shprehur 25-vjeçarja për BBC.

Ever Given bllokoi për 6 ditë me radhë nja nga rrugët me trafikun më të lartë detare pasi u aksidentua në Suez. Për lëvizjen e anijes u nevojit një operacion i gjerë, i cili bëri të mundur lëvizjen e anijes vetëm pas 6 ditësh.

LEXO »  Pandemia, Google fillon t’i kthejë punëtorët në zyra

Lajme të ngjashme

Tetë të vrarë nga të shtënat në Indianapolis të SHBA-së

PressOnline.mk

Ambasadorja Bërns në shqip, shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë

PressOnline.mk

Gjermania regjistron shifrën më të lartë që nga 8 janari

PressOnline.mk

3 milionë viktima nga pandemia në botë

PressOnline.mk

Në Gjermani, të vaksinuarit së shpejti rifitojnë “lirinë”

PressOnline.mk

Devijon demokracia amerikane

Press Online