BOTA

3 milionë viktima nga pandemia në botë

3 milionë persona kanë humbur jetën nga pandemia e koronavirusit në mbarë botën. Këto janë të dhënat më të fundit nga Reuters që raporton mes të tjerash se rritja e numrit të infektimeve është duke sfiduar programin e vaksinimit që shihet si rrugëdalja e vetme ndaj kësaj krize.

Numri i vdekjeve për shkaqe të lidhura me Covid-19 është duke u rritur edhe njëherë sidomos në Brazil dhe Indi. Autoritetet shëndetësore fajësojnë për këtë gjë variantet e reja të koronavirusit që u pikasën për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut dhe lodhjen e publikut nga masat shtrënguese dhe izolimi.

Sipas të dhënave të Reuters, u desh më shumë se një vit që bilanci i viktimave nga koronavirusi të arrinte në 2 milionë, ndërsa 1 milionë vdekjet e tjerë u shtuan në vetëm 3 muaj.

Në analizë, mes të tjerash thuhet se Brazili ka vdekshmërinë më të lartë në ditët e fundit, ku një në 4 vdekje që raportohet ndodh në shtetin amerikano-jugor.

LEXO »  Pagesa për një orë punë në BE: Danimarka 45.8 euro, Bullgaria 6.5 euro

Lajme të ngjashme

Arma e parë mbrojtëse kundër Covid, por kush e shpiku maskën para 110 viteve

PressOnline.mk

Prekëse: Berberi papritmas rruan flokët për t’u dukur si kolegu me kancer

PressOnline.mk

E dyshimtë: Putini do të vaksinohet privatisht, s’dihet cilën vaksinë do ta marrë

Press Online

Vaksina kineze Sinovac/ Shtetet që raportojnë të dhëna tronditëse

PressOnline.mk

Tensione në Mesdhe/ Greqia shtyn refugjatët drejt Turqisë, ndërhyn ushtria turke

PressOnline.mk

10 konfliktet që do të na shoqërojnë më 2021

Press Online