MAQEDONI TOP LAJM

Andov: Kurti nuk duhet të bëjë parti në Maqedoninë e Veriut

Ish-Kryetari I Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, në një prononcim për “Slloboden Peçat”, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, sic transmeton Klan M, ka theksuar se Lideri I LVV-së, Albin Kurti, ka sjellë disa risi që mund të jenë shqetësuese në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Kosovën. Kurti ka sjellë disa cështje të reja në politike, që mund të shkaktojnë trazira në marrëdhëniet. Kjo do të ishte e dëmshme për të dyja palët. Duhet t`I vazhdojë marrëdhëniet e deritashme që kultivohen mes dy vendeve. Ne ndër të parët e njohëm pavarësinë e Kosovës. Këtë Kurti duhet ta dijë. Kemi edhe marrëveshje për kufijtë dhe marrëveshje të tjera. Duhet të mbajë llogari për këtë” – ka thënë Andov për “Slloboden Peçat”.

Lidhur me parlajmërimet se Vetëvendosja e Albin Kurtit do të veprojë edhe në Maqedoninë e Veriut, sic transmeton Klan M, Andovi ka vlerësura se duhet të heq dorë nga ky qëllim, për shkak se pikërisht kjo nismë do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në marrdhëniet mes dy vendeve.

“Nuk duhet të hapë parti në RMV. Duhet të përmbahet nga kjo. Ai përpiqet të bëjë disa punë këtu. Shoh se këtë e bën përmes Selës, por kjo nuk është mirë” – ka deklaruar ish-Kryetari I Kuvendit Stojan Andov në një prononcim për “Slloboden Peçat”. /KlanMacedonia

LEXO »  Guardian: Facebooku i lejon udhëheqësit botërorë t’i mashtrojnë qytetarët e tyre

Lajme të ngjashme

Filipçe: Angazhohemi që vaksinimi të përfundojë sa më shpejtë

PressOnline.mk

Zaev: Regjistrohen të gjithë, edhe diaspora

PressOnline.mk

Azeski: Është e turpshme kur shkojmë në Bruksel, të themi se 20 vite nuk kemi regjistrim

Press Online

Sofja me aneksin 12 pikësh për Shkupin, Karakaçanov: Shansi i fundit

Press Online

Ballkani larg imunitetit kolektiv kundër KOVID 19 (VIDEO)

Press Online

Komisioni për revidimin e teksteve, në proces!

Press Online