Zinxhiri ndërkombëtar i supermarketeve gjermane Lidl po rekruton staf në Maqedoni. Në varësi të pozicionit, kërkohet të paktën 2 vjet përvojë, njohuri të mira të gjuhës angleze ose gjermane.
Pas hyrjes në Slloveni, Kroaci dhe Serbi, zinxhiri gjerman i shitjes me pakicë Lidl do të hapë supermarketin e tij të parë në Maqedoninë Veriore, sipas portalit të specializuar “Revista Evropiane e Supermarketit” (ESM), me qendër në kryeqytetin irlandez Dublin.
Kompania gjermane së fundmi regjistroi filialin e saj në vend me emrin “Lidl Maqedonia Veriore”, e cila do të jetë nën juridiksionin e degës Bullgare të “Lidl”.
Menaxherët bullgarë nuk kanë dhënë më shumë detaje deri më tani, pavarësisht raporteve se ata tashmë janë duke biseduar me kryetarët e bashkive për vendndodhjet e mundshme në disa qytete anembanë Maqedonisë./transmeton tetova1
Për nevojat e Lidl, The HeadHunter Group, kompania e rekrutimit publikon reklama që mund t’i shikoni duke klikuar KETU