RAJON

Bizneset në Kosovë kundër masave të reja, pasojat do të jenë të rënda për ekonominë

Qeveria e Kosovës miratoi dje masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Për dy javët e ardhshme ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00. Shërbimet e gastronomisë detyrohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill. Me këto vendime nuk po bihen dakord bizneset, të cilët kanë alarmuar se pasojat do të janë të rënda për ekonominë e Kosovës.

Aleanca Kosovare e Bizneseve po i konsideron masat e reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si jo racionale dhe të dëmshme për ekonominë e Kosovës.

I pari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se masat e reja anti-Covid të cilat do të zgjasin nga 7 deri më 18 prill, do të shkaktojnë humbje të mëdha te operatorët e ndryshëm ekonomikë.

“Aleanca Kosovare e Biznesit vlerëson se qeveria e vendit duhet të kujdeset qoftë për shëndetin publik ashtu edhe për mirëqenien sociale dhe ekonomike, prandaj në kuadër të saj sot ajo do të tenton që të merr një vendim që do të kufizon lëvizjet dhe punën e disa sektorëve gjë që kjo do të dëmton rëndë ekonominë edhe ashtu të dëmtuar, të ngarkuar me humbje të një pas njëshme qoftë nga Covidi, apo edhe nga mos mbështetja e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe mbyllja e paralajmëruar prej 12 ditë ne si AKB e vlerësojmë një mbyllje jo racionale, një mbyllje të pa analizuar ekonomikisht mirë dhe të pa mbuluar humbjet të cilat do ti kenë operatorët e ndryshëm ekonomik e që janë të lidhur me ta. Në shumë vende është bërë kufizimi dhe mbylljet por kanë pasur shumë arsye dhe shumë mbështetje nga institucionet shtetërore, sektorët dhe operatorët ekonomik të ndryshëm”.

LEXO »  Abazoviq: Në Srebrenicë ka pasur gjenocid, kush s’e kupton s’ka vend në funksionet e shtetit

Shahini ka shtuar se vendi po shkon në një mbyllje ku humbjet e bizneseve nuk do të mbulohen asnjëherë, që siç thotë ai në vitin 2021 ekzistonte shpresa për një përmirësim të gjendjes ekonomike.

“Ne po shkojmë me një mbyllje që nuk ishte dashtë të merret një vendim i tillë për arsye se humbjet e bizneseve nuk do të mbulohen asnjëherë dhe kjo do të krijonte një humbje edhe pse fillojë ky vit me një shpresë të përmirësimit të gjendjes ekonomike”.

Pas vendosjes së këtyre masave, ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi i cili ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë që të dalin në protestë nëse nuk arrijnë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.

Kllokoqi shprehet se dëmet gjatë pandemisë po i shkakton politika ndërkaq faturën po e paguan gastronomia.

“Politika shkakton dëm, gastronomia paguan faturën. Edhe njëherë gastronomia kurban i situatës! Edhe njëherë po ndëshkohemi, 11 ditë. Pas 11 ditë ne do të hapemi. Me ose pa leje të qeverisë ne do të hapemi. Për këto 11 ditë do të kërkojmë subvencionime të pagave, të qirave dhe grante për biznese, do të kërkojmë strategji për të ardhmen tonë. Më mirë është të funksionoj gastronomia e të qarkulloj paraja, e me këto para të investohet në shëndetësi, të sigurohen shtretër e hapësira të mjaftueshme për të gjithë të prekurit me COVID-19 si rezultat i fushatave parazgjedhore, e të sigurohen vaksina, se të sanksionohen bizneset”, thuhet në reagimin e Kllokoqit.

Kurse, sipas kryetarit të bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi nga kjo mbyllje bizneset do të dëmtohen rëndë dhe se pasojat do të janë të rëndë për ekonominë e vendit.

LEXO »  Në Kroaci po përhapet varianti britanik i koronavirusit

Krasniqi i ka rekomanduar Qeverisë së vendit që para se të merren çfarëdo masa duhet të bëjë analiza për efektet dhe kundërefektet që do të vijnë nga vendimet meqë thekson se dëmet që do të krijohen do të kenë pasoja për shumë vjet.

“Ky vendim i shpejtë është vendim i dëmshëm për bizneset dhe qeveria e cila tashmë është konsoliduar dhe është në përbërje të plotë do të duhet që me urgjencë të ketë takime, dhe të bëjë analiza për efektet dhe kundër efektet që do t’i merr një vendim, në këtë rast gastronomisë për mbyllje dhe përkrahje financiare paraprake dhe pastaj vendim për mbyllje. Këto vendime që janë marrë më herët në këtë mënyrë e kanë dëmtuar shumë biznesin”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa nënkryetari i Odës, Hotilerisë dhe Turizmit të Kosovës. Skënder Thaçi ka paralajmëruar protesta pas datës 18 prill, nëse nuk bëhet lejimi i dasmave.

Thaçi është shprehur i indinjuar me vendimet e fundit të Qeverisë ndaj mbylljes totale për 12 ditë.

“Është një shqetësim i madh, institucionet tona po na ngufasin, kjo është formë arbitrare, ne jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe duhet të na respektojnë dhe të mos marrin vendime arbitrare. Para dy javësh kemi dalë me një komunikatë ku kemi kërkuar hapjen e dasmave nga mesi i prillit, dhe ja tani mbyllja po ndodhë dhe kemi mbledhjen e kryesisë dhe hapi i parë do të jetë ky nëse Qeveria nuk i merr masat e hapjes për ta çliruar sallat, dasmat nga kjo ngufatje do të vihemi në këmbë”.

Të hënën Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

LEXO »  Osmani në prag të sigurimit të votave për presidente

Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.

Po ashtu, ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona siç janë mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme.

Për qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, sipas listës zyrtare të Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit, në të kundërtën duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Gjatë periudhës së fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus. Prej 13 marsit të vitit të kaluar, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 94,167 të infektuar. Prej tyre 1,926 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Parashikohen reshje bore pasi fronti arktik përfshinë Ballkanin

PressOnline.mk

Korrupsioni i nivelit të lartë mban peng liberalizimin e vizave

Press Online

Greqia hap kufijtë për turistët e huaj, por jo për shqiptarët

PressOnline.mk

Kurti: U vaksinova i pari se ishte AstraZeneca, nëse do të ishte Pfizer ose Moderna s’do e bëja

PressOnline.mk

Zbuloni qytetete Shqipërisë, ku burrat dhe gratë janë më “dembelë”

Press Online

KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve, VV-ja fiton me mbi 50 % të votave

Press Online