RAJON

Bora mbulon Zagrebin dhe pjesë tjera të Kroacisë

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë, në Kroaci ka filluar të bie e borë – e qytetarët kur u zgjuan panë lagjet e tyre të mbuluara me të bardhë.

Pavarësisht se kemi hyrë në pranverë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm qytetarët e Zagrebit i priti një befasi – bora, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve lokalë, si rezultat i reshjeve të mëdha të borës, një pemë gjigante është shkulur dhe përfunduar mbi një veturë në Zagreb.

Por nuk është vetëm Zagrebi që është goditur nga moti i ligë, në Dalmaci temperaturat kanë rënë në minus 3 gradë celsius.

Pamjet amatore të filmuara nga qytetarët shfaqin reshjet e mëdha të borës në pjesë të ndryshme të Zagrebit, por edhe nëpër qytetet e tjera. /Telegrafi

 

LEXO »  Bashkimi Evropian këmbëngul në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Lajme të ngjashme

Testet e shpejta hapin shkollat/ Greqi, rikthehet mësimi në gjimnaze

PressOnline.mk

Parashikohen reshje bore pasi fronti arktik përfshinë Ballkanin

PressOnline.mk

Quint: Detyra e parë, zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës

Press Online

Bilanci i 2020-s: Sektorët që u goditën më shumë nga pandemia në Shqipëri

Press Online

Vuçiqi garanton se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës vetëm deri më 2022

Press Online

Astrologia bën parashikimin për pandeminë: Ja kur përfundon

PressOnline.mk