SPORT

De Gea drejt PSG-s

Portieri spanjoll David De Gea mund të jetë përforcimi i parë i Paris Saint-Germainint në afatin kalimtar të verës. Mediumet e huaja kanë shkruar të martën se De Gea tashmë ka nisur negociatat me ekipin nga Parisi, i cili po mundohet ta bind portierin e Manchester Unitedit t’i bashkohet pas përfundimit të këtij edicioni.

De Gea ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë kurse te PSG-ja po shihet si përforcim i madh për portën. Portieri 30-vjeçar këtë edicion ka 29 paraqitje me Unitedin në të gjitha garat kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro. Reprezentuesi i Spanjës është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Atletico Madridi.

LEXO »  Challandes, njeriu më i paguar në Kosovë: Jam i kënaqur sepse kam pagë shumë të mirë

Lajme të ngjashme

FIFA ia refuzon Bajramit kërkesën për të luajtur me Shqipërinë

Press Online

Berisha ftohet nga Gjermania U21

Press Online

Lazio shqyrton shitjen e menjëhershme të Muriqit

Press Online

Enis Bardhi nën hetime për patentë shoferë të falsifikuar

Press Online

Osaka e fiton garën “Australian Open” për herën e dytë

Press Online

Ibrahimoviçi katolik, i cili gabimisht u mirëprit në Prishtinë si vëlla musliman

PressOnline.mk