SHËNDETI

Edhe Alexander McQueen e Balenciaga heqin gëzofin nga përdorimi

Alexander McQueen dhe Balenciaga i janë bashkuar listës së shtëpive të modës, të cilat kanë vendosur të mos e përdorin gëzofin.

Të dyja kompanitë janë pjesë e Kering Group, ndërsa vendimet i tyre i kanë publikuar në një mënyrë diskrete, përmes raporteve vjetore.

Dizajneri i Balenciaga, Demna Gvasalia, në koleksionet e tij nuk e përdor gëzofin që nga viti 2015, mirëpo kjo është hera e parë që kompania njofton publikisht lidhur me këtë.

(Foto: Prettylittlething)
(Foto: Prettylittlething)

Nga Kering kanë thënë se shumica e brendeve të tyre nuk e shfrytëzojnë gëzofin, duke përfshirë Gucci dhe Bottega Veneta.

Saint Laurent dhe Brioni janë të vetmet brende të Kering që akoma nuk kanë njoftuar lidhur me ndërprerjen e përdorimit të gëzofit.

Ky hap ndërlidhet me hulumtimin e shijes së blerësve dhe miratimin e praktikave të përgjegjshme shoqërore.

Edhe kompanitë tjera, si Prada, Versace, Armani, Burberry e Chanel, kanë vendosur për alternativa të tjera, në të cilat nuk do të zbatohen mizori ndaj kafshëve. Këtu nuk përfshihet vetëm gëzofi, por edhe lëkura (ekzotike), si edhe mëndafshi.

LEXO »  Trendet e rroba banjave për vitin 2021

Lajme të ngjashme

Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi

Press Online

Vlerat ushqyese të rrepave të kuq

Press Online

Ruani balancën e trupit duke konsumuar ujë

Press Online

Përzierja e vajit të ullirit me kripë kundër problemeve me kocka

Press Online

Në këto kombinime do të jeni femra e veshur më së miri këtë pranverë!

Press Online

“Agjërimi pa syfyr mund të jetë i dëmshëm për imunitetin”

PressOnline.mk