MODË

Edicionet më të mira të modës të Eva Longorias!

Ju do të dëshironit të kopjonit stilet e saj. Kjo grua di të vishet me masën e duhur, prandaj nuk është për t’u habitur që ajo shpesh është në krye të listës së grave të veshura më së miri.

Aktorja, Eva Longoria, përveç stilit të mirë, ngazëllen edhe me dukjen e saj.

Në një rast, ajo ka thënë se sekreti i shtatit të saj të hollë dhe dukjes rinore qëndron në stërvitjet e saj të përditshme në mëngjes, transmeton Telegrafi.

“Unë praktikoj stërvitjen në mëngjes sapo të ngrihem nga krevati, pasi pas orës 11 nuk kam më motivim. Unë kam një palestër në shtëpi dhe një trajner personal.”

– Provova pilates, por nuk e gjeta veten në të”, thotë Eva dhe shton “Vallëzimi është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të qenë në formë, do të doja të vallëzoja çdo ditë”.

 

Eva Jacqueline Longoria ka lindur më 15 mars 1975 në Teksas, më e vogla e katër motrave, në një familje meksikane. Pavarësisht se është diplomuar për Shkenca, karrierën artistike e ka nisur shumë herët dhe sot është një producente, aktore, biznesmene, e cila shijon kulmin e arritjeve artistike.

Karakteri dhe vendosmëria, cilësi që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë jetës, e kanë renditur Eva-n në top listën e aktoreve më të kërkuara të tregut kinematografik, por edhe më gjerë.

Këto janë disa nga fotot e bëra në vite:

LEXO »  Veshjet dhe aksesorët “e dala mode”, nga të cilat duhet të hiqni dorë!

Lajme të ngjashme

Fustan dhe atlete: Kur stili dhe komoditeti bëhen një!

Press Online

Mr. Rex tani me kreacionet e tij edhe në Gjermani

Press Online

Veshjet dhe aksesorët “e dala mode”, nga të cilat duhet të hiqni dorë!

PressOnline.mk

Pas 90 vitesh, ky vazhdon të jetë fustani më joshës

Press Online

Këtë fund duhet ta keni në gardërobën tuaj

Press Online

Louis Vuitton hedh në treg çantën si aeroplan, kushton 39 mijë dollarë

PressOnline.mk