MAQEDONI TOP LAJM

Filipçe: Masat e reja restriktive nuk janë të motivuara politikisht

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se procesi i imunizimit në vend po rrjedh normalisht pa ndonjë problem të theksuar dhe se gjatë ditës së djeshme afro 2500 qytetarë janë vaksinuar.

Ndërkohë sa u përket masave të reja të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme, tha se nuk janë të motivuara politikisht, por se kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Prej sot fillojnë masat e reja të cilat do të zgjasin dy javë.

Masat e reja kanë për qëllim që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe të ndihmojnë sistemin shëndetësorë. Jemi në një periudhë kur sistemi I shëndetësie është I rënduar, ndërkohë që gjendemi edhe në prag të festive fetare, përfshi muajin e ramazanit dhe festën e pashkëve”, tha Filipçe duke shprehur besimin e tij se qytetarët do të respektojnë këto masa dhe do të kontribuojnë që sa më shpejtë të përfundoj edhe kjo valë e pandemisë.

LEXO »  Arrestohet 44 vjeçari nga Tetova, i konfiskohen 13 mijë euro të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Karakaçanov: Kush ka lexuar histori e di se identitet maqedonas s’ekziston

Press Online

Vazhdon regjistrimi në mërgatë, edhe pse në Maqedoni u shty

PressOnline.mk

Kodra e Diellit në duart e Qeverisë!

Press Online

Filloi llogaritja verore e kohës

Press Online

Fillon vaksinimi masiv, i vaksinuari i parë një 85-vjeçar

PressOnline.mk

Njihuni me arsyet pse ju bien flokët

Press Online