MAQEDONI TOP LAJM

Florian Biber: Ata që e bllokonin rrugën evropiane të Shkupit, nuk fituan asgjë me nacionalizimin e tyre

Ata që e bllokonin fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në, nuk fituan asgjë me nacionalizimin e tyre në zgjedhjet në Bullgari, vlerësoi në një shkrim në Tuiter profesori universitar i Luksemburgut dhe ekspert për Ballkanin, Florian Biber.

“Duke i pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve në Bullgari, a mund të themi se asnjëri nga ata të cilët vendosën që ta bllokojnë Maqedoninë e Veriut për bisedimet me BE-në, nuk përfitoi nga kjo përpjekje e lirë nacionaliste? Është koha që të vazhdohet më tutje”, theksoi Biber.

Në zgjedhjet parlamentare në Bullgari fitoi koalicioni Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB) dhe Lidhja e Forcave Demokratike (SDS), e kryesuar nga kryeministri Bojko Borisov me 25,8 për qind të votave të fituara, para partisë Ka popull të tillë të Sllavi Trifunov me 17,5 për qind dhe bllokut të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) deri 14,8 për qind.

Vende në Kuvendin e ardhshëm Popullor siguruan edhe partia e turqve bullgarë, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 10,2 për qind vota të fituara, koalicioni Bullgaria Demokratike me 9,4 për qind dhe Blloku “Drejtoju! Mafia jashtë!” me 4,7 për qind.

Partia VMRO – Lëvizja Kombëtare Bullgare (VMRO-BND) e zëvendëskryeministrit aktual dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, i cili ishte më i ashpri me retorikën e tij nacionaliste drejtë vendit tonë, fitoi 3,6 për qind të votave dhe nuk arriti ta tejkalojë pragun e zgjedhjeve prej 4 për qind, që është kusht për marrjen e mandateve në Parlamentin e Bullgarisë.

LEXO »  Zaev dhe Spasovski qytetarëve të konfesionit islam ua urojnë muajin e shenjtë të Ramazanit

Lajme të ngjashme

Maqedonia vendos masa të reja: Ora policore prej orës 20:00, mbyllen tërësisht objektet hotelerike

PressOnline.mk

Ambientalistët kërkojnë Ligj të ri për mbrojtjen e malit Vodno

Press Online

Njihuni me benefitet që i ofron panxhari

Press Online

Moroccan Salmon with Mayonnaise is Common in Southern Spain

Press Online

Benefitet e lëngut të shegës

Press Online

“Peshku i madh” nga Maqedonia do të dëbohet nga Zvicra

Press Online