MAQEDONI

I vendosëm masat një javë para agjërimit, sepse s’mund të përballojmë të njëjtën që na ndodhi vitin e kaluar, tha Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar, se masat anti-Covid, të cilat u miratuan dje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk janë vendim politik.

Sipas tij, masat u vendosën një javë para agjërimit, pasi siç tha, nuk mund të përballohej një situatë e njëjtë që ndodhi vitin e kaluar, kur kishim mos respektim të masave e cila rezultoi me rritjen e rasteve të reja nga Covid-19.

“Kurba epidemiologjike tashmë barazohet dhe presioni ndaj spitaleve, konkretisht, këto dy-tre ditë sa i takon asaj që ishte para dy javësh, edhe në Shkup edhe në disa qytete, jo gjithkund, tashmë ulet. Që do të thotë, se edhe masat aktuale, japin rezultate adekuate. Por, çfarë është ajo që duam të parandalojmë? Në këtë situatë kur kemi spitale të ngarkuara, në mënyrë shtesë situatën do ta komplikonte ajo çfarë presim të ndodh gjatë kohës së festave.

Nëse nuk respektohen masat, siç ndodhi vitin e kaluar, ne nuk mund të përballojmë, as do të mund të menaxhohet mirë. Kjo është arsye, se pse këtë periudhë, në prag të festave, një javë para fillimit të agjërimit. Pashkët bien rreth 1 majit, konsiderojmë se duhet restrikcion i tillë shtesë, që në mënyrë shtesë të ulet presioni ndaj spitaleve dhe në mënyrë shtesë të bie numri i rasteve të reja”, tha Filipçe, transmeton TV21.

LEXO »  Hasani: Të gjithë mjekët meritojnë mirënjohje por Cana e Demiri e merituan si askush tjetër

Lajme të ngjashme

How Grand Theft Auto Hijacked the Industry, Cutting a big Piece of Gaming Totals

Press Online

“Shllajf” me BMW, tetovari përfundon në stacion policor

PressOnline.mk

The Make-up Conference in New York this Winter Unveils Hot Innovations

Press Online

Maqedonia në kërkim të ish-kreut të Policisë sekrete

Press Online

Pendarovski: Qytetarët të vaksinohen, të mos bien pre e lajmeve të rrejshme

Press Online

Benefitet e lëngut të shegës

Press Online