RAJON

Me ceremoni shtetërore, Vjosa Osmani e nis detyrën e presidentes

Me ceremoni shtetërore e ka nisur ditën e parë të punës presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka marrë detyrën nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë post.

Në këtë organizim ku Vjosa Osmani ka marrë detyrën e presidentit të Kosovës, përveç bashkëshortit dhe vajzave të Osmanit, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat ka hyrë në Presidencë.

Presidenca ka njoftuar se për shkak të pandemisë nuk është organizuar një ceremoni inaugurimi, megjithatë, janë paraparë disa aktivitete për pranimin e detyrës.

Presidentja, në ditë e parë të punës do të pres sot në takim ekipin e xhudistëve kampionë, nxënësit e Institutit ATOMI dhe do të vizitojë qendrën e vaksinimit.

Gjithashtu, Osmani do të bëjë homazhe në Prekaz dhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova.

LEXO »  Zbardhet vendimi i kryesisë, LDK pranon Vjosa Osmanin për presidente

Lajme të ngjashme

Kurti: Ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë për Vetëvendosjen

Press Online

Zgjedhjet pa vija të kuqe

Press Online

Vuçiqi e citon Kushtetutën e Kosovës për ta kritikuar Kurtin

Press Online

Nis protesta para Rektoratit, kërkohet dorëheqja e Kastratit nga UP-ja

PressOnline.mk

Kurti me ministrat anulojnë një vendim të

PressOnline.mk

Rama: Do të vaksinojmë mësuesit e Kosovës

PressOnline.mk