TEKNOLOGJI

Nis hetim ndaj përdoruesve të “Counter Strike” për gara të paligjshme

Autoritetet australiane dhe ato amerikane po kryejnë një hetim ndaj një grupi për organizim të paligjshëm të garave në Counter Strike.

Komisioni i lojërave online “ESIC” po punon me FBI-në për ta gjurmuar grupin. Pretendimet përfshijnë pranim të ryshfetit nga grupe të bastoreve për manipulim të garave.

Ian Smith, zyrtar i “ESIC” ka deklaruar se kanë punuar me FBI-në jo vetëm për t’i investiguar lojtarët që kanë qenë pjesë e garave individualE por edhe grupet e tjera të përfshira, njofton BBC.

Smith i përshkroi garuesit “manipulues” si “idiotë”. Counter Strike është ndër lojërat më aktive dhe më të popullarizuara mbarë botën. Ajo posedon disa versione dhe u lejon garuesve të luajnë si individualisht ashtu edhe në grupe.

LEXO »  Prezantohet një nga telefonat më të fuqishëm të momentit

Lajme të ngjashme

Rekordet e rrjeteve sociale më 2020

Press Online

Zyrtarët amerikanë parashikojnë “fushatë të egër” nga hakerët

Press Online

Toyota lanson dy modele të veturave me teknologji të përparuar

Press Online

Këto janë telefonat në të cilët nuk do të funksionojë WhatsApp

Press Online

Kështu mund ta aktivizoni logon e Apple tek telefoni juaj

Press Online

Cili shtet në Evropë ka veturat më të reja

Press Online