MAQEDONI

Nuk ka raste me efekte anësore nga vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoni

“Nuk ka raste me efekte anësore pas vaksinimit që bëhet në sallën ‘A1 Arena Boris Trajkovski’”.

Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se rasti i vetëm me efekte të padëshiruara nga vaksinimi kundër COVID-19, është tek një 28-vjeçare, e cila është vaksinuar në Serbi dhe e njëjta sot do të lëshohet për kurim shtëpiak.

“Përveç dy rasteve të humbjes së vetëdijes, që nuk kanë të bëjnë me vaksinimin, por për shkak të frikës dhe sulmeve të panikut, raste tjera nuk ka. Vajza tek e cila kishte efekte anësore, sot është lëshuar për kurim në shtëpi”, tha Filipçe.

Ai informoi se deri dje janë vaksinuar 13 mijë qytetarë kundër coronavirusit.

Filipçe pret që numri i të vaksinuarve në ditë të arrijë deri në shtatë mijë./Telegrafi/

LEXO »  Nëse nuk miratohet ligji për mbështetjen e pagave, 7 400 punëtorë do të mbeten në rrugë

Lajme të ngjashme

Zyrtarët nuk i japin llogari Kuvendit të Maqedonisë

Press Online

Përdorni qepën për shëndetin e trurit dhe sistemin nervor

Press Online

Zaev: Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe përparon shumë më shpejt

PressOnline.mk

Policia e Maqedonisë arreston dy serb, transportonin emigrant nga Pakistanip

PressOnline.mk

Nga ky vit nuk do të importohen më vetura “Euro 4”

Press Online

E fundit/ Pakoja e 5-të ekonomike kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit

PressOnline.mk