RAJON

Parashikohen reshje bore pasi fronti arktik përfshinë Ballkanin

Fronti i fuqishëm Arktik tani ka arritur në veriperëndim të Ballkanit duke kushtëzuar reshje bore në Slloveni dhe Kroaci.

Fronti po përparon në drejtim të juglindjes dhe në Kosovë parashihet të arrijë afër ose pak pas mesnatës duke kushtëzuar erëra të fuqishme veriore dhe reshje të dendura bore.

Reshjet më të dendura të borës priten në veri të Kosovës dhe disa vise të Drenicës dhe Dukagjinit, ndërsa reshjet më të pakta priten në lindje dhe juglindje të vendit.

Fronti shumë i fuqishëm arktik ka përfshirë gati tërë Evropën duke kthyer dimrin në Evropë, ndërsa priten ulje të theksuara të temperaturave dhe acar arktik.

Ulje të temperaturave priten edhe në Kosovë dhe rajon nga orët e hershme të mëngjesit, ndërsa reshje të dendura bore priten në shumë vise të Kosovës, verilindje të Shqipërisë, pastaj më larg në veri të Malit të Zi, Bosnjë, Kroaci, Slloveni etj.

Në viset tjera të Shqipërisë, Malit të Zi dhe në Maqedoninë Veriore priten kryesisht reshje shiu dhe të intensitetit kryesisht të dobët, përpos viseve kodrinore-malore ku priten reshje bore.

Fjolla afatshkurtra bore mund të ketë edhe në disa ultësira në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa në Kosovë pritet edhe krijimi i shtresave të borës, madje në disa vise shtresa të trasha sidomos gjatë orëve të hershme të së mërkurës. Gjatë ditës së mërkurë pritet dimër i vërtetë, por reshjet do të vijnë duke u pakësuar dhe lokalizuar gradualisht.

Nga e enjta pakësim e reshjeve por do të kemi acar arktik gjatë netëve dhe mëngjeseve, ndërsa edhe dita do të jetë mjaft e ftohtë.

Ngritje të temperarurave dhe stabilizim i motit pritet për fundjavë/vikend./Meteoballkan

LEXO »  Osmani në prag të sigurimit të votave për presidente

Lajme të ngjashme

Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës

Press Online

Hidrocentralet: Ky problem i madh i Kosovës

Press Online

Vjosa Osmani pret në Presidencë ish-presidentët Sejdiun, Jahjagën e Pacollin

PressOnline.mk

Maas: Kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Kosovën

Press Online

Ishin bashkë në autobus, 18 punëtorë nga Kosova dalin pozitiv me COVID-19 në Austri

PressOnline.mk

Urimi i ambasadorit italian për Vjosa Osmanin

Press Online