MAQEDONI TOP LAJM

Pendarovski: Qytetarët të vaksinohen, të mos bien pre e lajmeve të rrejshme

Ne të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe ndërgjegje maksimale për të mbrojtur veten, grupet më të afërta dhe më të prekshme, tha Presidenti Stevo Pendarovski, i cili ishte sot në pikën e vaksinimit dhe spitalin e moduluar për pacientët me coronavirus dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Ajo që ne po kërkonim dhe ajo që nisi dje duhet të vazhdojë vazhdimisht. U bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen në një numër të madh, të mos kenë frikë, të mos i nënshtrohen lajmeve të rreme, të mos besojnë në trillime të ndryshme. Si kudo në botë, imunizimi masiv është mënyra e vetme për t’u ballafaquar ne coronavirusin dhe për të kapërcyer pandeminë Covid-19”, tha Pendarovski.

Presidenti Pendarovski u njoh me kushtet e pikës e cila ka 4 pozicione vaksinimi ku imunizohen 40 qytetarë në ditë, ndërsa është planifikuar në këtë fazë të vaksinohen 400 persona me vaksinën AstraZeneka.

Në procesin e vaksinimit të qytetarëve në këtë pikë vaksinimi, ndihmojnë edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq nga Shtipi.

Ai gjithashtu vizitoi spitalin e moduluar për pacientët me coronavirus në Shtip dhe u takua me drejtorin e Spitalit Klinik në Shtip, i cili ka një kapacitet prej 100 shtretër dhe 47 shtretër në spitalin e moduluar, ndërsa personeli shëndetësor numëron rreth 200 persona.

LEXO »  Arrin dërgesa e re e vaksinave kundër virusit

Lajme të ngjashme

Nismë në BE, Ballkani Perëndimor të kthehet në agjendë

Press Online

A mund ta transmetojnë virusin personat e vaksinuar?

PressOnline.mk

Aksion i madh brenda MPB-së, arrestohen disa policë për falsifikim të dokumenteve

PressOnline.mk

Ambasadorja Bërns në shqip, shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë

PressOnline.mk

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

PressOnline.mk

Kovid-19 mbylli shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë

PressOnline.mk