RAJON

Vuçiq merr vaksinën kineze kundër koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u vaksinua të martën me vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit. Ngjarja u transmetua në televizion, në përpjekje për t’i inkurajuar serbët që të vaksinohen.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

“Faleminderit punonjësve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë”, shtoi ai.

Vuçiq ka kritikuar publikisht Bashkimin Evropian për qasjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit, me gjithë dhjetëra miliona dollarët ndihma për kujdesin shëndetësor në Serbi.

Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Mbi 1.5 milion serbë kanë marrë tashmë së paku një dozë të vaksinës.

Por, rezistenca e ashpër dhe mosbesimi kanë bllokuar regjistrimet për vaksinim.

Muajin e kaluar, zyrtarët serbë kanë hapur mundësinë edhe për të huajt që të vaksinohen në Serbi.

LEXO »  Pandemia, më fatale në Shqipëri; Në 2020-n kishim rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i nivelit të lartë mban peng liberalizimin e vizave

Press Online

Quni lë të hapur mundësinë e koalicionit me VV-në nëse zgjidhet kryetar

Press Online

Haradinaj për Osmanin: Është presidente e Kurtit, kemi hyrë në monizëm

PressOnline.mk

Heqja e orës policore dhe kufizimet për gastronomin, ministri Vitia flet për masat e reja

PressOnline.mk

Bashkim kombëtar sa për fushatë

Press Online

Bizneset në Kosovë kundër masave të reja, pasojat do të jenë të rënda për ekonominë

Press Online