MAQEDONI TOP LAJM

Zaev: Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe përparon shumë më shpejt

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtësi kundër Covid-19, të cilat, siç thekson ai, janë të domosdoshme, derisa kërkoi angazhimin maksimal të institucioneve për t’i zbatuar këto masa në vazhdueshmëri.

“Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe përparon shumë më shpejt. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kufizojmë numrin e kontakteve që ne bëjmë me njerëzit e tjerë.

Ky është moment kur mobilizimi i plotë i qytetarëve dhe shoqërisë është i nevojshëm në mbrojtjen e shëndetit publik, e që është përgjegjësi e secilit prej nesh. Bëj thirrje për përgjegjësi maksimale nga të gjithë. Rrini në shtëpi në periudhën e ardhshme! Mos dilni nëse nuk është e nevojshme dhe mos u gruponi në asnjë mënyrë”,ka shkruar kryeministri Zaev në Facebook.

LEXO »  Maqedonia kritikon BE-në për mungesë të ndihmës me vaksina

Lajme të ngjashme

Korridori 8, Osmani: Deri në Qafë Thanë autostrada gati deri në vitin 2025!

PressOnline.mk

Sela: Jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur çështjen e shtetësisë

PressOnline.mk

A do ta ketë Bullgaria një Karakaçanov të ri?!

Press Online

Tetovë: Shtigjet e biçikletave zaptohen nga veturat

PressOnline.mk

Sot e 73 vite më parë lindi intelektuali dhe politikani me përmasa kombëtare, Arbën Xhaferi

Press Online

Prej 7 prillit, mbyllen edhe kafenetë dhe motelet

PressOnline.mk