MAQEDONI TOP LAJM

A do ta ketë Bullgaria një Karakaçanov të ri?!

Dhe përderisa në Bullgari po bëhen kalkulime rreth asaj se kush do të formojë Qeveri ose a do të ketë zgjedhje të reja, mbetet e pasigurte nëse Maqedonia do të vazhdojë negociatat me fqinjin lindor dhe me këtë të arrijë tajmingun që në Samitin e qershorit dhe korrikut BE të sjell vendim për fillimin e negociatave. Ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, në Klik Plus në TV21 vlerësoi se retorika parazgjedhore në Bullgari i ka vështirësuar raportet dhe komunikimin racional. Por edhe përkundër kësaj, Osmani edhe më tej është optimist se megjithatë mund të gjendet mënyrë që të vazhdojë procesi me Bullgarinë dhe me këtë të debllokohet rruga e Maqedonisë drejt BE.

“Shpresoj se shpejt do të formohen institucionet gjë që do të mundësoj rifillim të shpejt të komunikimit normal me qëllim të gjendjes së zgjidhjes, për shkak se vlerësoj se çështja në kontestin e të cilës janë raportet tona, ndërsa kjo është perspektiva evropiane, është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se ngjarjet e caktuara politike, disponime dhe procese zgjedhore”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Nga Komisioni evropian shmangin komentimin e situatës së pasigurte politike në Bullgari. Zëdhënësja Ana Pisonero, dje për MIA, ka deklaruar se pret që Shkupi dhe Sofja të arrijnë deri te zgjidhja e përbashkët.

“Brukseli inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjet bilaterale. Me padurim presim që sa më parë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, u shpreh Ana Pisonero – zëdhënëse e KE-së.

Në këto zgjedhje humbi partia e Krasimir Karakaçanov i cili vlerësohej si një nga më radikalistët në lidhje me negociatat me Maqedoninë, megjithatë, duke pasur parasysh se cilat parti kanë hyrë në parlamentin bullgar, një pjesë e opinionit të ekspertëve nuk pres ndonjë ndryshim të pozicioneve të Bullgarisë ndaj vendit tonë. Osmani vlerëson se mos-hyrja e Karakaçanovit është porosi se retorika e tillë nuk sjellë pikë politike.

LEXO »  Opozita paralajmëron interpelancë ndaj Qeverisë Zaev

“Edhe pse ka mjaft pa-parashikueshmëri në rezultatet në aspekt të partive të reja politike programet e të cilave nuk i dimë, megjithatë nuk shoh se ka ndonjë strukturë politike e cila është anti-evropiane ose që është kundër perspektivës evropiane në rajon ose për shtetin tonë. Pengesa e perspektivës evropiane e RMV nuk është ajo që e dëshirojnë qytetarët bullgar. Për shkak se ky ishte narrativi kryesor i zotit Karakaçanov dhe fakti që ai nuk mori mbështetjen e qytetarëve bullgar, do të thotë se qytetarët bullgar nuk mbështesin politikë të tillë”, shtoi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani tha se në të ardhmen shpreson se SHBA do të ketë angazhim më të madh në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë si dhe shtoi se kjo nuk do të jetë ndonjë lloj presioni ndaj cilësdo palë, por angazhim në gjetjen e mënyrave për tejkalimin e kontestit. Për vazhdimin e bisedimeve me Bullgarinë, këto ditë edhe kryeministri Zoran Zaev tha se pret që ata të vazhdojnë menjëherë pas formimit të Qeverisë bullgare./tv21

Lajme të ngjashme

Bora në Tetovë, një pjesë e malësisë e bllokuar! Hedhja e kripës “alla Nusret”

Press Online

Studim: Foshnjat e lindura nga gratë me Covid-19 kanë antitrupa

Press Online

Korridori 8, Osmani: Deri në Qafë Thanë autostrada gati deri në vitin 2025!

PressOnline.mk

Shtyrja e regjistrimit mbërrin në Kuvend, Zaevi pret mbështetje nga të gjitha partitë

PressOnline.mk

Institucionet vazhdojnë thirrjet për vaksinim, mënyra e vetme për t’iu kthyer normalitetit

PressOnline.mk

Pagesa për një orë punë në BE: Danimarka 45.8 euro, Bullgaria 6.5 euro

PressOnline.mk