BOTA

Arabia Saudite me vendime të reja, do të rritet numri i vizitorëve në Qabe

Drejtoria e Përgjithshme e Punëve të Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid-i Nebevi morën vendime të reja në lidhje me numrin e vizitorëve që do të pranohen në Qabe gjatë muajit të Ramazanit në kuadër të masave kundër COVID-19, transmeton Anadolu.

Në këtë kontekst, numri i vizitorëve të përditshëm në Mesxhid al-Haram gjatë Ramazanit u rrit në 50 mijë persona për umre dhe 100 mijë persona për namaz, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite SPA.

Sipas vendimit, personat që vizitojnë Mesxhid al-Haram për të bërë umre ose namaz nga dita e parë e muajit të Ramazanit duhet të kenë vaksinën kundër COVID-19 dhe të marrin lejen e nevojshme nga aplikacionet elektronike të quajtura “Tawakkalna” dhe “Eatmarna” të zhvilluara nga qeveria në kuadër të masave epidemike.

Në lajm nuk u dha asnjë informacion në lidhje me numrin e vizitorëve ditorë të tanishëm në Mesxhid al-Haram.

Arabia Saudite njoftoi se në muajin e Ramazanit, namazi i xhumasë dhe i taravisë mund të falen në Mesxhid al-Haram në Mekë dhe Mesxhid al-Nebevi në Medinë dhe xhamitë e tjera në vend do të jenë të hapura në përputhje me masat pandemike.

Procesi i normalizimit gradual për vizitorët e Umres

Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, namazi i taravive u fal pa xhemat në Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid en-Nebevi.

Arabia Saudite më 4 tetor 2020 rifilloi vizitat e Umres për ata që jetojnë në vend, pas afërsisht 5 muajve interval të dhënë në kuadër të masave kundër COVID-19.

Ndërkaq më herët u bë e ditur se që nga fillimi i nëntorit 2020 do të fillojnë të pranohen ata që vijnë nga vendi dhe jashtë vendit për umre dhe adhurim.

LEXO »  Si u shndërrua Turqia në superfuqi të prodhimit të armëve

Lajme të ngjashme

Qeni i Bidenit sërish sulmon punëtorët në Shtëpinë e Bardhë

PressOnline.mk

Raportet mes Perëndimit dhe Rusisë, “në pikë të ulët”

Press Online

Turqia mbyll xhamitë për Ramazan

PressOnline.mk

Liderët botërorë kërkojnë marrëveshje për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme

PressOnline.mk

Vaksinimi i shpejtë: Në Britani festohet lehtësimi i masave

PressOnline.mk

I riu me ngjyrë vritet nga policia, protesta e përleshje në Mineapolis

PressOnline.mk