BOTA

Bie jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian

Jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian ka rënë vitin e kaluar ndërsa blloku prej 27 vendesh luftonte me ndikimin e pandemisë së COVID-19.

Agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat njoftoi se “pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia shënoi rënie në shumicën dërmuese të vendeve anëtare të BE-së”. Sipas Eurostat, rënia më e madhe ishte në Spanjë, me një humbje prej 1.6 vjet krahasuar me vitin 2019.

Bullgaria pasoi me një humbje prej 1.5 vjetësh, e ndjekur nga Lituania, Polonia dhe Rumania, të cilat regjistruan një rënie prej 1.4 vjet. Danimarka dhe Finlanda ishin vendet e vetme që regjistruan rritje të jetëgjatësisë, me 0,1 vjet.

Nuk kishte statistikë të përgjithshme të BE-së në dispozicion pasi Irlanda nuk kishte dorëzuar të dhënat.

LEXO »  Rritje rekorde e ekonomisë kineze, 18.3 për qind

Lajme të ngjashme

Në Holandë qytetarët u mundësohet të vetëtestohen

Press Online

Liderët botërorë kërkojnë marrëveshje për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme

Press Online

Zelanda e Re rrit rrogën minimale të qytetarëve dhe rrit taksat për të pasurit

PressOnline.mk

Vijojnë lëkundjet sizmike në Adriatik, tërmeti 3.6 ballë ndihet gjatë bregdetit

PressOnline.mk

OBSH i tërheq veshin Evropës

PressOnline.mk

Rusia e vazhdon bashkëpunimin hapësinor me SHBA-në

Press Online