SPORT

Kosova bie për tri pozita në renditjen e re të FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka rënë për tri pozita në renditjen e re të FIFA-s. Kosova nga pozita e 117-t, bie në pozitën e 120 në renditjen e re që u publikua të mërkurën. Në muajin mars, “dardanët” zhvilluan tri ndeshje, një miqësore e dy kualifikuese të Botërorit të vitit të ardhshëm.

Miqësoren ndaj Lituanisë, Kosova e fitoi me rezultatin e thellë 4:0 në Prishtinë më 24 mars. Katër ditë më vonë, Kosova e nisi me humbje ciklin kualifikues të eliminatoreve të Botërorit “Katari 2022”. “Dardanët” u mposhtën 3:0 nga Suedia në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më 31 mars, Kosova pësoi disfatë edhe në duelin e dytë kualifikues për Botëror në udhëtim nga Spanja, 3:1. Golin e vetëm për Kosovën e realizoi Besar Halimi në minutën e 70-të.

Shqipëria ndërkohë mbetet në pozitën e 66-të. I zhvilloi tri ballafaqime po ashtu. Fitoi në udhëtim tek Andorra 1:0 më 25 mars. Më 28 mars humbi në stadiumin “Air Albania” në Tiranë nga Anglia 2:0, ndërsa fitoi në udhëtim ndaj San Marinos 2:0, më 31 mars.

LEXO »  Deputetja nga Katalonia: Televizioni Spanjoll e fyu Kosovën, duhet të dëshmojë para kongresit

Lajme të ngjashme

Interi pas mbrojtësit Mandi

Press Online

‘Është ndeshja e jetës për ne’, flet Muller në prag të sfidës kundër PSG-së

PressOnline.mk

Calabria operohet por do të mungojë një muaj

Press Online

Antetonkoumpo firmos kontratë rekorde në NBA

Press Online

PSG-ja dëshiron transferimin e Pellegrinit në verë

Press Online

De Vrij pritet të rinovojë kontratën me Interin

Press Online