MAQEDONI TOP LAJM

Masat ekonomike dhe arsimi nga qytetarët kanë marrë vlerësim mesatar 2,3

Qytetarët i kanë dhënë vlerësim mesatar për masat ekoomisë Qeverisë (2,3) të cilën e zbatoi QMBN përkushtuar gjendjes aktuale të shkaktuar nga Kovid-19 e cila i kontrolloi qëndrimet e qytetarëve lidhur me shëndetin por, edhe me numër më të madh të gjendjeve tjera të cilat i shkaktoi sëmundja.

Shumica prej 66,5% i kanë vlerësuar masat me 2 ose 3 në shkallë prej 1 deri në 5. Rezultatet tregojnë se numri më i madh i qytetarëve janë për ndonjë lloj ekonomie të gjysmëhapur. Midis dy ekstremeve: “të vendosen restriksione dhe mbyllje sepse shëndeti duhet të mbrohet” dhe “ekonomia duhet të mbetet e hapur pa kurrfarë restriksione”, shumica prej 57,7%, në shkallë prej 1 deri në 7 më së shumti i kanë zgjedhur vlerësimet 3, 4 dhe 5. Pandemia nuk i ka rrezikuar dukshëm vendet e punës. Gjithsej 7,1% kanë mbetur pa punë, ndërsa 44,1% i kanë mbajtur pozitat e tyre. Sa i përket pagave të punëtorëve, te dy e treta nuk ka pasur zvogëlim. Pesë sektoret e para më të goditura nga kriza janë: të gjitha sektoret, hotelieria, sektori privat, ekonomia dhe turizmi”, potencojnë nga QMBN.

Vlerësimin mesatar të cilin të anketuarit ia kanë dhënë procesit arsimor për vitin shkollor 2020/2021 është 2,3.

“Pothuajse një e katërta (23,3%) e kanë vlerësuar sistemin arsimor me notë të pakënaqshme 1, ndërsa vetëm 2,7% e tyre konsiderojnë se është i shkëlqyeshëm. Shumica e të anketuarve (60,7%) konsiderojnë se Ministria nuk ka plan për vitin e ri shkollor për zhvillimin e mësimit me prani fizike”, citohet në kumtesën e QMBN-së.

Hulumtimi, siç citojnë, tregoi se ka përkeqësim të marrëdhënieve në familje në krahasim me vitin paraprak.

“Edhe pse shumica (58,6%) konsiderojnë se marrëdhëniet në familjet e tyre kanë mbetur të njëjta, ka zvogëlim në krahasim me vitin parparak kur kjo për qindje ka qenë 71,0%. Rreth një e treta ndonjëherë ose shpesh herë kanë ndjerë shqetësim (37,3), frikë (35,0%), hidhërim (34,1%), vetmi (32,7%) ose trishtim (29,0). Këto ndjenja më të shprehura janë tani, në krahasim me vitin paraprak. Gjithashtu, më të shprehura janë te gratë. Shumica e qytetarëve (62,0%) konsiderojnë se nuk kanë ndodhur ndryshime në shëndetin e tyre mental”, potencojnë nga QMBN.

LEXO »  Marrëveshja për Kodin Zgjedhor, pa rezultat

Qytetarët i ndjekin lajmet për pandeminë një herë ose disa herë në ditë (70,1). Edhe pse e lartë, kjo përqindje, sipas QMBN-së tregon rënie për rreth 10 për qind pikë në ndjekjen e lajmeve në krahasim me vitin paraprak.

Gati dy e treta e të anketuarve (64,4%) konsiderojnë se informacionet janë konflikte dhe nuk mund të ndërtojnë pasqyrë të qartë për virusin”, citohet në kumtesën e QMBN-së.

Kjo është pjesa e tretë dhe e fundit nga hulumtimi i Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) përkushtuar gjendjes aktuale të shkaktuar nga Kovid-19 në të cilën janë prezantuar qëndrimet e qytetarëve për ndikimin e krizës mbi ekonominë dhe masat e Qeverisë për ndihmë të kompanive, për cilësinë e procesit arsimor, pasojat psikologjike nga pandemia dhe mënyra në të cilën qytetarët informohen për të. Analizat detajore janë pjesë e raportit: “Kovid-19: një vit frika, pritje dhe dëshira për kthim në normale”, që është publikuar në ueb faqen e QMBN-së (http://www.mcms.mk).

Për QMBN, anketën e zbatoi M-Prospekt. Të dhënat ishin mbledhur me anketë telefonike në periudhën nga data 12 deri më 17 mars të vitit 2021. Anketa është zbatuar nga ekzemplari përfaqësues kombëtar prej 1003 të anketuarve.

Lajme të ngjashme

Kamçev mbetet në paraburgim

PressOnline.mk

Ndaloni rënien e flokëve me mënyra natyrale

Press Online

KSHZ e gatshme për organizimin e zgjedhjeve me model të ri

Press Online

Me tërheqjen e amendamenteve, zhbllokohet Kuvendi i Maqedonisë

PressOnline.mk

Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Press Online

SPB Tetovë me aksion kontrollues ndaj motoçiklistëve, gjoba për 26 prej tyre

PressOnline.mk