BOTA

Merkel mbështet një “mbyllje të shkurtër kombëtare”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e pajtimit që për një përiudhë të shkurtër të shtrëngohen kufizimet kundër përhapjes së koronavirusit të ri, tha zëdhënësja e saj të merkurën.

Merkel mbështet thirrjet për një “bllokim të shkurtër kombëtar”, tha Ulrike Demmer, duke vënë në dukje se sistemi shëndetësor i vendit ishte nën presion. Ajo tha se ekziston një rritje prej pesë për qind e hospitalizimeve në kujdesin intensiv gjatë 24 orëve të fundit.

Merkel dhe udhëheqësit rajonalë do të takohen të hënën.

Gjermania ka qenë pjesërisht e mbyllur që nga nëntori i vitit 2020. Por, javët e fundit ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Autoritetet kanë thënë se kjo situatë është krijuar nga varianti britanik i virusit.

Të mërkurën Gjermania regjistroi gati 10.000 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin, megjithëse Instituti për Sëmundje Infektive “Robert Koch” paralajmëroi se numri real mund të ishte më i lartë për shkak të një vonese në raportim gjatë festës së Pashkëve.

LEXO »  Turqia ndalon përdorimin e kriptovalutave

Lajme të ngjashme

Nami në Itali, italianët “pushtojnë” rrugët pas mbylljes së bizneseve nga qeveria

PressOnline.mk

Në Egjipt zbulohet “qyteti i humbur” pas 3 mijë vjetëve

PressOnline.mk

Liderët botërorë kërkojnë marrëveshje për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme

PressOnline.mk

Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari 34 vjeçar

PressOnline.mk

Një gjerman me Porsche iu del me maskë dhe i rrah dy shqiptarë në Gjermani

PressOnline.mk

29 vjet nga Traktati i Bashkimit Evropian

Press Online