MAQEDONI TOP LAJM

MPB: Pasaporta për 215 kriminelë të rrezikshëm

Nëntë zyrtarët policorë të Drejtorisë për dhënie të dokumentave pesronale, të arrestuar për shkak se kanë falsifikuar pasaporta për shtetas të huaj, do t`I dorëzohen Prokurorisë Publike dhe gjykatave. Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, mbrëmë konfirmoi pohimet e VMRO-DPMNE-së, por ka akuzuar partinë dhe liderin e saj se kanë tentuar ta sabotojnë aksionin policor, që kishte filluar para më shumë se një viti në bashkëpunim me Interpolin dhe organet hetuese amerikane. Nga ana tjetër, lideri I opozitës Hristijan Mickoski, dje, shtetin e kishte quajtur “fole për kriminelët” duke drejtuar akuza për pushtetin se I ka mbështetur kriminelët.

Referentët nga Departamenti për dhënien e dokumenteve të udhëtimit ishin ndjekur thuajse për dy vite, ku janë grumbulluar dëshmi se me ndërmjetësimin e një personi u kanë dhënë pasaparta të Maqedonisë kriminelëve të rangut të lartë nga fqinjësia, duke shfrytëzuar identetete të vjedhura të shtetasve të vendit.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

“Kanë mundësuar që 215 personave, prej të cilëve 214 shtetas të huaj dhe 1 I vendit të marrin dokumente udhëtimi të Maqedonisë me identitet të huaj. Në një pjesë bëhet fjalë për persona që janë anëtarë të grupeve ndërkombëtare të organizuara, narko-kartelë, persona të involvuar në vepra serioze penale, respektivisht bëhet fjalë për persona me profil të lartë të rrezikut, për të cilët është shpallur fletarrest ndërkombëtar”

Spasovski në press-konferencën e mbrëmshme nuk deshti të zbardh më shumë detaje duke theksuar se operacioni është duke vazhduar, por ishte kategorik se me zbardhjen e gjithë hetimeve, VMRO-DPMNE-ja dhe lideri I saj kanë tentuar të sabotojnë aksionin, por nuk ia kanë arritur.

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga ana tjetër, ndryshe e vlerëson këtë rast, për të cilin thotë se kanë marrë informacione përmes informatorit.

LEXO »  Kritikohen thirrjet për regjistrim të diasporës shqiptare

HRISTIJAN MICKOSKI – VMRO – DPMNE

“Dhashtë Zoti në këtë mënyrë t`I sabotojmë dhe t`I inspirojmë t`I përfundojnë aksionet, por duhet të fillojnë nga vetja e tyre. Jo të fillojnë nga zyrtari që merr shenja të gishtërinjve ose nga ai që fotografon, për shkak se atyre ashtu u është thënë, nga struktura tjera në MPB. Në këtë shtet krimi dhe mafia kanë shtetin e tyre”

Në mesin e personave me pasaportë të Maqedonisë, sic thotë opozita, janë edhe shtetasi serb Jovan Vukotiq nga Klani kriminal I Shkalarit, pasaporta e të cilit ka qenën nën emrin e Gjorgji Andonovit si dhe turkur Sedat Peker me pasaportë në emër të Xhadin Ademovskit, emri I të cilt është në listën e votuesve prej se kishte fituar edhe letërnjoftim të Maqedonisë. Mickoski lidhur me këtë rast ka kërkuar dorëheqje nga Ministri I Brendshmë, Oliver Spasovski. /KlanMacedonia

Lajme të ngjashme

Maqedoni, mësimi online do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë

Press Online

Zaev: Qëllimi i regjistrimit është që të përfshihen të gjithë

Press Online

Zakharieva: 83.3% e bullgarëve nuk mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

PressOnline.mk

Lenovo Introduces it’s Best Entertainment Systems that Will Hit the Market in June

Press Online

Kuvendi në ora 15:00 do të vazhdoj seancën për regjistrimin

PressOnline.mk

Lajmi Fundit/ Covid-19 i merr jetën ish prokurorit Marko Zverlevski

PressOnline.mk