BOTA

Nami në Itali, italianët “pushtojnë” rrugët pas mbylljes së bizneseve nga qeveria

Pronarët e restoranteve dhe bareve në Romë të Italisë, nuk janë aspak të kënaqur me rregullat e reja të vendosura nga autoritetet shëndetësore, me qëllim shkëputjen e zinxhirit të infektimeve përtej Adriatikut.

Sipas mediave të huaja, qindra persona u lëshuan në rrugë të martën dhe u përleshën me policinë.

Qytetarët protestuan pa maska mbrojtëse dhe kërkuan nga qeveria që baret dhe restorantet të hapën sërish, pasi pretendojnë se gjenden në një krizë të vështirë financiare.

Agjencia e lajmeve Associated Press, raporton se forcat e sigurisë ndërhynë pasi protestuesit u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë dhe se sipas tyre, anëtarët e grupeve ekstreme të krahut të djathtë ishin midis turmës që shkaktuan trazira.

Kujtojmë se baret dhe kafenetë në Itali janë mbyllur të paktën deri në fund të prillit.

LEXO »  Ky është shteti që do ta ndalojë përdorimin e duhanit për të lindurit pas vitit 2004

Lajme të ngjashme

Rusia e vazhdon bashkëpunimin hapësinor me SHBA-në

Press Online

Rekord i ri botëror, kroati mban frymën nën ujë për 24 minuta e 33 sekonda (Video)

PressOnline.mk

Ndodh në Britaninë e Madhe, përfiton 5 mijë paund nëse pranon të riinfektohesh me COVID-19

PressOnline.mk

Zvicra po përdor robotët me drita ultravjollcë për të pastruar aeroplanët nga virusët

PressOnline.mk

Bie jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian

PressOnline.mk

Kush do ta zëvendësojë Merkelin? Tensione mes konservatorëve gjermanë

PressOnline.mk