MAQEDONI

Nuk ka kufizime për hyrje, dalje, transit ose qëndrim të shtetasve të Maqedonisë në Shqipëri

Ambasada e Maqedonisë në Tiranë njoftoi se nuk ka kufizime për hyrje, dalje, transit ose qëndrim të shtetasve të Maqedonisë në Shqipëri ose kanë për qëllim të përdorin aeroportin në Tiranë.

“Shqipëria nuk ka kufizime për hyrje, dalje, transit ose qëndrim për shtetasit e Maqedonisë në territorin e saj. I vetmi kufizim në Shqipëri është ndalesa për lëvizja nga ora 20:00 deri në ora 06:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu ata japin edhe udhëzime për ata që do ta përdorin aeroportin në Tiranë.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë se Veriut që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për të udhëtuar në një vend të tretë, së pari duhet të plotësojnë kushtet për hyrje në atë shtet. Edhe pse Shqipëria nuk kërkon test negativ për COVID19 si provë, karantinë, etj, mirëpo nëse destinacioni përfundimtar ka kufizime atëherë autoritetet shqiptare kërkojnë që ato të plotësohen, përndryshe nuk do të lejohet vazhdimi i udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./Telegrafi

LEXO »  Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni

Lajme të ngjashme

MPB paralajmëron gjoba deri në 10 mijë euro për shitësit e mjeteve piroteknike

Press Online

Kthimi i kredive bëhet më i vështirë për qytetarët

Press Online

Sot duhet të arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer në Maqedoni

PressOnline.mk

MPB: 49 shkelje të orës policore, 512 gjoba për mosmbajtje të maskës

PressOnline.mk

Deputetët t’i sjellin ligjet që të implementohen masat ekonomike

Press Online

Vrasësi i dy motrave në Tiranë nuk është shqiptar nga Maqedonia, por rom i Tiranës

Press Online